Meta, thirrje Berishës për tri ligjet: Ngrihu mbi interesat personale, opozita është gati

anazapta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëri sërish thirrje kryeministrit Berisha për të votuar tri ligjet brenda kësaj legjislature.  Ndërsa prezantoi kandidatët e LSI-së në Shkodër, Meta tha se kompromisi i propozuar nga LSI zgjidh ngërçin për disa institucione.

“Unë propozova një kompromis për miratimin e 3 ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, brenda këtyre ditëve që i mbaron mandati këtij kuvendi, duke ofruar një kompromis që ligjet të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. Dhe arsyeja ka të bëjë pikërisht me faktin se nuk mjafton vetëm të miratojmë ligje, por e rëndësishme dhe të respektojmë frymën e ligjit dhe në rastin konkret bëhet fjalë për institucione dhe reforma të rëndësishme dhe do të nënvizoja rëndësinë që ka miratimi i ligjeve për gjykatën e lartë në funksion të gjykatës administrative”, tha Meta.

Më tej, ai u shpreh se ka gjetur mirëkuptimin e kreut të PS-së, Rama, por është zhgënjyer nga Berisha. “Kreu i PS e pranoi këtë kompromis, jam i zhgënjyer që kreu i PD bën sikur nuk e kupton këtë kompromis duke kërkuar që ligjet të miratohen siç janë dhe të hyjnë siç janë, por synimi nuk ka qenë miratimi i 3 ligjeve, por mbushja e Gjykatës së Lartë me militantë. Shpresoj të jem i gabuar, në këtë që thamë dhe uroj që për hir të integrimit të pranohet ky kompromis. Berisha të ngrihet mbi interesat personale mbi kalkulimet e 23 qershorit dhe t’i japim mesazh pozitiv Europës së bashkuar dhe qytetarëve tanë”, tha Meta.

 

 Meta fton Ramën dhe Berishën: Të takohemi për tri ligjet

Një ditë më parë, kreu i LSI-së fton kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së në një takim për tri ligjet.

Meta kërkoi dje gjatë një konference për mediat që dy kryetarët e partive më të mëdha të lënë 5 minuta mënjanë fushatën, për të diskutuar për miratimin e tri ligjeve të kërkuara nga BE. Meta kërkoi që ky takim brenda një afati që përfundon ditën e enjte në orën 10:00.

“Të takohemi, të shkëputemi 5 minuta nga fushata, deri të enjten në orën 10 për të bashkërenduar miratimin e këtyre ligjeve. Në mënyrë që t’i përgjigjemi kësaj kërkese të BE-së dhe qytetarëve shqiptarë, me seriozitet dhe përgjegjshmëri, duke hequr dorë nga shkëmbimet e tepërta të akuzave ndaj njëri- tjetrit”, tha Meta, i cili e bëri këtë kërkesë në Ditën e Europës. Ashtu siç është propozuar para disa ditësh, miratimi i tri ligjeve duhet të hyjë në fuqi me mbledhjen e Parlamentit të ri në shtator.

 

Share This Article
18 Comments
  • Por PS-ne e luten ne seancen e fundit dhe ata u larguan nga salla. Meta pervecse hajdut eshte edhe hipokrit i pashembullt.

  • OPOZITA NE UNISON duhet ta ver perball PROVES nese eshte i gatshem vertet te pranoj AVANCIMIN e SHQIPERIS drejt BE.duke i VOTUAR qe tani 3 ligjet qe japin sinjal se jemi ne rrugen e DUHUR.

  • OPOZITA NE UNISON duhet ta ver perball PROVES nese eshte i gatshem vertet te pranoj AVANCIMIN e SHQIPERIS drejt BE.duke i VOTUAR qe tani 3 ligjet qe japin sinjal se jemi ne rrugen e DUHUR\’;’\//\\\\\…

  • Si vajti kjo pune keshtu?Po digjemi per pak integrim.Deri dje therriste Berisha.Tani na therret heroi i integrimit, Likja medemek.

  • Shoh qe jeni teper i deshperuar z.Meta , nuk keni pse te arrini deri ne kete pike , e dime qe ju kerkoni te miren tone pasi votimin e ketyre 3-ligjeve ia vute kusht PS , ky deshperimi qe po na shpalosni po ve ne pikepyetje kete kerkese tuajen se per cfare e bete realisht.

  • Opozita na qenka “GATI” , AHAHAHAHAHAA por para dy ditesh nuk ishit fare ne parlament , si do i votonit ligjet apo online nga shtepite .

  • Po ku ishte opozita keto 2 vitet e fundit qe nuk pranonte ti votonte? Apo u kujtua tani para zgjedhjeve per te mos mbajtur peshen e ndeshkimit nga qytetaret per mos votimin e tyre.

  • Opo ky eshte budalla e kaluar budallajit.Po pse i vendos kushtet e Rames per Berishen.Pse nuk beri kusht me Ramen te votonte tre ligjet qe shpetonin LSI tat nga largimi ne administrate por per hater te Rames sakrifikoji LSI tat e administrates.Populli nuk budalla pse eshte Iliri i trashe

  • meta tani po ben rolin e kurves qe hajde se un ja mbusha mendjen Rames tani nuk do Berisha ti votoje… Kush i han keto prra;;a more cun kur qeveria tashme eshte shperbere

  • eshte nje turp per te pare me ty neper gazeta! Nuk na nevojiten me mesimet e tua prej fshatari nga Skrapari!

  • ca jan kto poshtersina qe fliten iliri mir se asht 1 kokerr hajnit po keka edhe kurv e kalu kurves . shko mor e bjeri vedit mrapa .

  • Prandaj eshte katandisur gjithmone Shqiperia keshtu sepse ky popull budalla mban gjithmone ne shpine udheheqes te tille katundare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *