Nga qyteti i Shkodrës kreu i LSI, Ilir Meta, ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga klasa politike, e cila sipas tij nuk kursen as gratë dhe vajzat.
Duke iu referuar përplasjes së fundit të kampit rozë dhe atij blu lidhur me deklarimin e pasurisë së fëmijëve të Kryeministrit Berisha dhe bashkëshortes së Kryesocialistit Rama, Meta ka theksuar se gjuha e sotme politike është e papranueshme për shoqërinë shqiptare, duke tërhequr vëmendjen se politikanët duhet të përqëndrohen në zgjidhjet që kërkon qytetari dhe jo debatet shterpë.
Deklaratat Meta i bëri gjatë një takimi me gratë e LGI-së në Shkodër, ku nënvizoi se gruaja është gjysma më e rëndësishme në shoqëri dhe familje . Duke vlerësuar rolin e LGI-së në zgjerimin dhe përçimin e programit të partisë që drejton, Meta tha se më 23 qershor shqiptarët do votojnë LSI-në, se e duan integrimin dhe progresin e vendit.
Po te ndjekesh I.Meten ne gjithe prononcimet dhe daljet e fundit publike , vihet re qe del apo shfaqet sa per t’u dukur , per te thene ..” jam edhe une “. ..Kulmi ishte disa dite me pare ne nje takim me studentet, qe megjithse ishin te perzgjedhur, me sinqeritetin e tyre i bene disa pyetje te thjeshta dhe konkrete … pergjigjet ishin larg e larg ” hane Peqin hane Gramsh “, nuk dinte cfare te thoshte i mjeri . Me shume u perqendrua ne thirrjen ndaj te rinjve per t’u angazhuar ne politike , e nderkohe nje studente e kerkoi te thoshte dicka nga eksperienca e tij …u be burri qesharak , nuk dinte cfare te thoshte , te pakten te rreshtonte disa cilesi …
O roooooobt ku ti kesh, o mooooooonster. Kur je bere edhe ti bashke Monen te drejtoni kete popull te vuajtur ne shekuj, mortja qe nuk na ha te gjitheve. Jeni jashteqitjet e ketij populli. Prej hundesh do ju dale gjithcka keni bere. Mos mendoni se populli ha bar.
Meta keto komente duhet ti bente nga burgu i Bences jo nga Tirana, por si dihet …. Neser