Meta hedh hapin i pari: Transparencë për çdo financim të LSI-së

Saimir Lleshi

Kush nuk zbaton ligjin do të dënohet. Deklarata bëhet nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ku apeli i drejtohet përfaqësuesve të partisë së tij në administratë.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, Meta vuri theksin tek transparenca.

Në këtë kontekst LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj në të gjitha nivelet të zbatojë ligjet e  shtetit. Asnjë sugjerim apo ndërhyrje nga cilido, në kundërshtim me ligjin jo vetëm që nuk zbatohet, por është i dënueshëm dhe nëse ndodh do merren masa ndëshkuese. Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Shoqëria ka nevojë  të nxitet dhe të thellohet transparenca ndaj publikut dhe çdo shfaqje arrogance dënohet nga LSI. Transparenca është e vetmja rrugë që realizohet dhe forcohet besimi i qytetarit dhe i shoqërisë ndaj institucioneve”, thekson Meta.

Kreu i LSI-së deklaroi se partia e tij do të bëjë publike të gjitha të ardhurat, gjë që partitë nuk i kanë bërë të ditura prej më shumë se 20 vitesh dhe transparenca e financimeve është kërkuar vazhdimisht nga raportet e OSBE/ODIHR-t.

Për sa i përket financimit të partisë duke qenë se financimi i saj është një element themelor i transparencës duhet t’i japim një përgjigje të qartë. Duke vendosur nga sot e në vazhdim që çdo e thënë për financimin e partisë do jetë trasnaprente nga kushdo që të njihet nga ky proces. Në faqen e internetit të LSI do të jetë një opsioni i veçantë “Financat dhe buxheti i LSI” ku do të shfaqen të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë nga buxheti i shtetit apo KQZ, donacionet dhe çdo formë e të ardhurave”, tha ai. /Dita/

Share This Article
9 Comments
  • blloku i shenimeve -ilir meta

    vrasesi i 21 janarit -lul basha
    gerdeci -sali berisha
    ne qoftese nuk shkojne ne burg keta te tre 3 nuk ka dekriminalizim por shkedhim i tyre

  • Me vjen mire qe po punohet pwr te patur me te vertet shtet,por gjeja e pare qe duhet bere eshte te mbyllni gojen e kesaj opozite ,duke argumentuar jo vetem me fjale por edhe me vepra se kjo marrveshje midis PS ,LSI e PDIU eshtw e pa lekundur, ndryshe cdo gje eshte nje gwnjeshtwr e radhws.

  • haha. filloi katarsis. bene kerdine duke e rrjepur kete popull, blene vota me para te vjedhura dhe tani kerkojne transparence per financimin e partive.

  • Like hajduti leria ato procka po me pare bej trasparencen e vjedhjeve te tua pastaj te klanit tend te felliqur e pisanjoz.Ato hidhja ndonje injoranti qe te ndiek ty si Manjan larua se populli te njeh mire sy ty dhe klanin tend mafioz LISiSI shqiptar.

  • Meta ben Show para bufoneve te vet ne LSI. Bufonet e kuptojne bufonaten e Metes, e kane degjuar prej vitesh. Dhe bejne sikur e degjojne, mbajne shenim. Meta ben sikur urdheron. Dhe kjo mbledhje del ne TV me sukses. Meta keshtu i hapur ka qene edhe kur doli ne video me Tan Priftin e i thoshte per biznes me 700000 euro.

  • Njeriu qe ka 20vjet qe nuk e fjalen transparence ben thirrje per transparence sa qesharak kujt ja ben personave qe bejne gjithcka qe kjo mos te ndodhe.

  • Likja paska filluar ofensiven mediatike kunder Rames 🙂
    Tani le te shohim a do te kakarise Rama ashtu sic ben me Salen ne foltoren e Parlamentit.

  • Ik ore Ilir se nuk i ha njeri keto. Po beni kerdine si iu do qejfi me administraten. TI Ilir ngele duke iu derguar mesazhe perfaqesuesve te tu ke te fusin ne pune dhe ke te heqin. Yt race e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *