Për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili nëpërmjet një shkrimi në Facebook është shprehur se ndarja e tij është humbje për botën e muzikës dhe kulturës së vendit.
Aleksandër Lalo u nda nga jeta pas një ataku në zemër ditën e djeshme, duke lënë të shokuar gjithë skenën shqiptare.
“Të dashur miq!
Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës.
Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë”, shkroi Meta.
