Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021. Në argumentin e tij kreu shtetit thekson se alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese
“Me Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën. 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”, janë disa nga argumentet e kreut të shtetit.
Ky është ligji i tretë që presidenti i kthen Parlamentit për rishikim. “Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë Fondet për godinën e re të Teatrit Kombëtar, paligjshmëria dhe antikushtetuetshmëria as mund të mendohet se mund të ndodhë në një shoqëri demokratike ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës”, shrpehet kreu i shtetit.
Sipas tij, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar ka hyrë në fuqi, ndaj Akti Normativ bie hapur ndesh me të. Kreu i shtetit thekson se brenda 6-muajve, Qeveria ka nxjerrë 4 Akte Normative për ndryshimin e Buxhetit 2021. Ky është tregues i programimit të dobët financiar.
o.j/dita
