Meta i përgjigjet Ramës: Trafikant, peng i bandave dhe armiqve të vendit, mos prek 5 qershorin!

Ornela

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama në Kuvend. Në një postim në Facebook, Meta i drejtohet Ramës si “mister 1 Prilli, që gënjen edhe kur s’e hap gojën.”

Postimi në Facebook

Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën.
MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit!
Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti.
Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *