Krerët e disa partive politike u janë drejtuar sot rretheve, për të zhvilluar takime me mbështetësit e tyre. kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka udhëtuar për në Sarandë, ku ka marrë pjesë në një takim me simpatizantët e kësaj partie.
Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se politika ka bërë që Shqipëria të humbasë shumë trena për në Europë. Ai apeloi që palët politike në vend të gjejnë konsensusin për tre ligjet e kërkuara nga BE-ja.
“Integrimi në BE nuk është qëllim, por rruga e vetme për Shqipërinë”, theksoi Meta para të pranishmëve në takimin e LSI-së..
