Meta: Kam fituar në çdo betejë me mazhorancën, unë kam besim te demokracia

time

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka theksuar se një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë, duke shtuar se nuk duhet që të lejojmë që autoritarizmi të bëjë një hap përpara.

Meta u shpreh se ka fituar në çdo betejë me mazhorancën dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.

Më tej Meta deklaroi se ai nuk priste që në Shqipëri të mbaheshin zgjedhje të standardeve daneze në një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend që te gjithë shqiptarët e dinë se çfarë përfaqëson.

Demokracinë ne Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes se te gjitha institucioneve. Prandaj janë vendimtare zgjedhjet e 25 prillit për një restart te demokracisë, te shtetit te se drejtës, te garantimit te te drejtave kushtetuese qe cenohen çdo dite.

Te mos lejojmë me qe autoritarizmi te beje një hap përpara sepse një popull qe fle ne demokraci, zgjohet ne diktature. Qe te parandalojmë një gjë te tille duhet te mbrojmë sistemin duke reaguar sa here preket e drejta dhe liria e çdo qytetari.

Kam fituar ne çdo beteje me mazhorancen dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias. Nëse do kishim patur Reforme dhe jo Ramaforme ne Drejtësi, autoret e dosjeve te Shijakut dhe te Dibrës nuk do te ishin sot kandidate për deputete ne Vlore, ne Tirane, ne Durrës apo edhe ne Dibër.

Nuk pres te kemi zgjedhje te standardeve daneze ne një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend qe te gjithë shqiptaret e dine se çfarë përfaqëson.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jete në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.”

h.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Keta kane vjedhur miliardat e popullit, dhe nga keto para qe kane mendojne se jane aq te zgjuar sa mund ta manipulojne popullin edhe kur populli e di 100% qe hajdutet duhet te hyne dhe mos dalin nga burgu.Punetore dhe fshatare ngrihuni e merreni zvarre keta Barbara.

  • Ti like do ti thuash ate epitafin rivdekasve ne fund, qe nuk ua solle ti lirine, ti vetem sa i nxorre jashte loje adi ramen!

  • Vertete ka fitur, bile shuma kolosale lekesh e floriri, por ore mender president nje here bie daci ne kos dhe kete here do ti shlyesh te gjitha bemat tuaja ndaj ketij populli.

  • Fitoren me te rendesishme ishte anullimi i zgjedhjeve e vendore,qe ngele si muti ne shi.Vet u struke ne vilen e Gjirit te Lalezit,ne vendin e krimit dhe korrupsionit te pashallareve te rinj te demokracise.

  • Edi Rama ! Me qenese nuk e sharkove kete moster dhe bandit, atehere kur i kishe te gjitha mundesite , perfshi edhe ato ligjore ,tashti perballu me te ose pregatitu per nji kosto shume te rende per vendin!Ky eshte pregatitur te beje gjithcka per te demtuar jo vetem ty ,por vendin dhe gjithcka qe eshte arritur!I jane erresuar jo vetem syte por edhe mendja !

  • U desh ca kohe deri sa te njohen mire shqiptaret se cfar mafjozi je . Ti je nje hipokrit i neveritshem qe betohesh nga dhjete here ne dite per respektimin e Kushtetutes , dhe e shkel me paturperi nga 100 here ne dite ! Bandit , vellai siamez i bajraktarit serb te Vicidolit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *