Presidenti Ilir Meta ka folur sonte në intervistën me gazetarin Sokol Balla, edhe për dekretimin e qeverisë së re, pasi iu kujtua deklarata e tij gjatë fushatës elektorale kur tha se nuk do dekretoje ministra që kanë lidhje me kanabisin.
“Do përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese. Do pres konstituimin e parlamentit të ri. Duhet të prisni veprime tërësisht kushtetuese, institucionale, demokratike dhe transparente”, tha ai.
