Meta, letër falënderimi kreut të Komisionit të Venecias

Saimir Lleshi

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e deri më tanishëm për reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Siç kam theksuar edhe më parë, kjo reformë duhet të jetë e mbështetur në aktet dhe standardet më të mira ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Komisionit të Venecias. Në këtë kontekst vlerësimet dhe rekomandimet që Komisioni i Venecias ka shprehur në opinionin e tij të ndërmjetëm nr.824/2015 për projekt ndryshimet kushtetuese për drejtësinë në Shqipëri, do të jenë udhërrëfyesi i përmbajtjes së paketës kushtetuese por edhe ligjeve organike për Reformën në Drejtësi”, shkruan Meta në letër.

Gjithashtu, ai vlerëson gatishmërinë e shprehur nga Komisioni për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për një reformë gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor si dhe për të ndihmuar organet legjislative shqiptare në këtë proces.

“Në përfundim. dëshiroj lë theksoj se një paketë kushtetuese dhe ligjore e mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Standardet më të larta ndërkombëtare në këtë fushë, si dhe në një proces konsultimi gjithëpërfshirës dhe transparent, do t’i përgjigjet cilësisht edhe nevojës që ka shoqëria shqiptare për reformimin e sistemit të drejtësisë”, shkruan Meta. /Dita/

 

Share This Article
2 Comments
  • Gazeta DITA prej nje jave pyet gjith lexuesit e saj se kuah eshte njeriu me i mire i vitit dhe kush me i keqi.Duke filluar per te vene gishtin mbi njeriun me te keq te vitit pa feike qe kete e meriton ILIR META,ky mafiz e hajdut nderkombetar qe e ka perdorur politiken vetem per perfitime personale dhe aspak per popullin.Sa per Saliun me vjen keq pasi ky nuk afrohet me njerezit por eshte me i keqi nder kafshet qe ka rruzulli tokesor,prandaj rekomandoj qe kjo lloj kafshe te mbyllet ne kopshtin zollogjik.

  • o bllok shenimesh a do denohen ato qe vrane me 21 janar dhe shkaktaret e 21 janarit apo je ba pal me bllokun e krimeve dhe me ato qe dhane urdher te vriten njerez te pafajshem me kete reformen ne drejtesi ose ndryshe do kete kaos po nuk u denuat ju dhe LULI -SALIU qe vrate njerez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *