Meta liron nga detyra ambasadorin në NATO. Pritet emërimi i Visho Ajazit

DITA Online

 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Leonard Demi.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.

Në vendin e Demit pritet të emërohet kreu i dorëhequr i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Burime nga Presidenca sqarojnë se dekretimi i Vishi Ajazit në Nato do ndodh menjëherë pas paraqitjes së tij në Komisionin e Jashtëm parlamentar. Presidenti Meta beson se z.Ajazi do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij ne NATO.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *