Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Meta: LSI nuk lejon t’i shpërdorojnë besimin dhe të sillen si kapadai
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Meta: LSI nuk lejon t’i shpërdorojnë besimin dhe të sillen si kapadai
Aktualitet

Meta: LSI nuk lejon t’i shpërdorojnë besimin dhe të sillen si kapadai

anazapta
Published December 16, 2012
Share
SHARE

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka udhëtuar sot për në Përmet, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë. Meta tha se në zgjedhjet e qershorit, shqiptarët do të vlerësojnë me votë kontribuuesit dhe bllokuesit e integrimit.  Sipas Metës, LSI do të fitojë një përfaqësim më të madh në Parlamentin e ardhshëm, duke luajtur një rol akoma më të madh në qeverisje.

“Vota e 23 qershorit për LSI-në është për një Shqipëri që ecën më shpejt. LSI është partia e njerëzve të lirë, që duan të ecin më shpejt në rrugën e integrimit. LSI do të vazhdojë të jetë një forcë e tillë e hapur. LSI është një forcë politike që u ka dhënë dhe u jep mundësi të gjithëve të kontribuojnë, por kurrsesi të shpërdorojnë besimin, të sillen si kapadai, të jenë arrogantë me anëtarët e LSI-së, me qytetarët sepse këto nuk janë në natyrën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI është parti e njerëzve me vullnet, me pasion, me kërkesa ndaj vetes për të kontribuar për të ardhmen. Ne mbështetemi në mënyrë të veçantë tek rinia sepse duam që të ecim më shpejt. Ky nuk është thjesht slogani ynë, kjo është sfida jonë. Është sfida e të gjithë qytetarëve shqiptarë”,tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se dështimi i statusit erdhi për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ai theksoi se klasa politike nuk duhet të bllokojë integrimin për interesa elektorale.

“Duhet me kohë ta kishim fituar statusin e vendit kandidat që prej vitesh. Është mungesë e vullnetit politik që ka sjellë këtë ngërç të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët treguan si askush tjetër që janë në nivelin e marrjes së përgjegjësive dhe të respektimit të marrëveshjeve që bëhen me Europën. E treguan më së miri me liberalizimin e vizave. Është momenti që klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin evropian të vendit për interesa të afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë, edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”, tha kryetari i LSI-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

anazapta December 16, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?