Meta: Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet me një thes me miell

Ornela

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, Presidenti Ilir Meta ka vizituar një fabrikë ku janë të punësuara mbi 100 vajza të reja.

Në fjalën e tij Presidenti Meta vuri në dukje se Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë duhet të na shërbejë si një reflektim dhe “kambanë alarmi” për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër kësaj plage të madhe të njerëzimit dhe shoqërisë tonë moderne.

Më tej ai theksoi se mbështetja e këtij sektori është zgjidhje për të luftuar varfërinë dhe për t’i larguar shqiptarët nga veset e këqija.

“Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna. Ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë” tha ai.

Në këtë linjë, Presidenti Meta vijoi duke theksuar se natyrisht që çdo kontribut apo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurt dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës. Pasi “Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell”, u shpreh ai.

“E ardhmja e Shqipërisë janë këto aktivitete, janë shërbimet, por në mënyrë të veçantë janë turizmi, bujqësia dhe agro-turizmi”- theksoi Presidenti i Republikës.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Lere thesin e miellit o presidennt hajdut.Hap thesin e miljonave dhe jepja atyre njerzeve fukarenj.Mos bej dengla e mos bej reklama o kriminel.Thesin e miellit ta ka ruajtur populli kur ti e te tjeret te shkoni ne burg.

  • Po!President , nuk zgjidhet varferia me ” nji thes miell”;po c’te bejme ne “tevarferit”qe thaset me florinj i rrembyen ;nga Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe prapa nuk mbeteas ti , pra edhe ti ke pjese ne grabitjen e pasuris kombetare!Kjo qe thua sot eshte hipokrizi qe nuk ta beson njeri !

  • Po!President , nuk zgjidhet varferia me ” nji thes miell”;po c’te bejme ne “tevarferit”qe thaset me florinj i rrembyen ;nga Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe prapa nuk mbete as ti , pra edhe ti ke pjese ne grabitjen e pasuris kombetare!Kjo qe thua sot eshte hipokrizi qe nuk ta beson njeri !

  • Po!President , nuk zgjidhet varferia me ” nji thes miell”;po c’te bejme ne “te varferit”qe thaset me florinj i rrembyen ;nga Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe prapa nuk mbete as ti , pra edhe ti ke pjese ne grabitjen e pasuris kombetare!Kjo qe thua sot eshte hipokrizi qe nuk ta beson njeri !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *