Meta mbështet Ramën për bastet

Ornela

Ilir Meta zgjodhi ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë, për te dërguar një mesazh të fortë në mbështetje të nismës së qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. Presidenti tha se zgjidhja nuk mund e jetë as te bastet e as tek aktivitetet kriminale.

Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare.

Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhuar ky fenomen.

As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

Këto deklarata kreu i shtetit i beri gjate vizitës një biznes social ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës. Presidenti kërkoi me shume angazhim për te zbutur nivelin e varfërisë ne Shqipëri.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Varferia njohu rritje te pandaleshme , qe kur ti e te tjere si ty erdhet ne pushtet e u pasuruat deri edhe me “thesaret” e ketij vendi.Kulmi i dyfytyresise tuaj eshte se ju vazhdoni te “vajtoni”per te varefrit se po ju “keputet shpirti”per ata kur vazhdoni te grabisni pasurit natyrore ;Sic eshte rasti i malit te shenjte te Tomorrit qe ju e keni kthyer ne mal me gropa duke u hequr mundesine e vetme te jeteses per popullaten e asaj krahine!Nga vizita juaj ne “Alpet”e Shqiperise kuptova se ajo bukuri ka mbetur e paprekur se e kane shkelur pak njerez si ty , por druaj se pas kesaj vizite aty do te behen “operacionr “si ne Tommorr! Ku shkel kemba juaj as bar nuk mbin;ju jeni nga ata qe sillni shkretimin e vendit ,jeni sjellesit e fatkeqesive!

  • Jepni, ecni prisni si tju doje qefi o horra ! Keni 28 vjet qe vetem shkretim i sollet njerzeve. U bete per vete perandore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *