Zgjedhjet e qershorit kanë rëndësi kyçe për integrimin e vendit. Ky ishte mesazhi që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, i përcolli kreut të LSI-së, Ilir Meta, gjatë një takimi në Bruksel.
“Është thelbësore që liderët politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standardet ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve përballë shqiptarëve”, tha Fule gjatë takimit.
Fule shtoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në axhendën e saj drejt integrimit europian. “Periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për refomat që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian dhe si qeveria, ashtu edhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian”, tha Fule.
O zot te ishte ne nje vend tjeter ky do te ishte ne burg e jo me te bente dhe fushate .Ky eshte paradoksi ne vendin tim ku antivlerat kalojne per vlera .Cfare neveri ndjej per kete specie .Eshte shume i peshtire kur flet dhe per “paketa iniciativash” kur te gjithe e pame live se si jepte e merte me bllokun e korupsionit ne dore, brenda zyrave te shtetit .Na ruaj o zot nga maskarenjte
Livadhis Meta, livadhis me parate e taksapagueseve shqipetare sa te kesh mundesi se do vije nje kohe qe te gjithe ata si puna jote, me ty ne krye, do i vjllion me kidherim ato qe kane galltitur.