Meta me ambasadorin e Malit të Zi: Krenohemi me fqinjësinë tuaj

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipëri, Dusan Mrdovic me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Mrdovic në Shqipëri dhe vuri në dukje se Shqipëria krenohet me modelin e fqinjësisë së shkëlqyer që gëzon me fqinjin e saj Malin e Zi.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se intensifikimi i marrëdhënieve ndërparlamentare do të jetë në funksion të përmirësimit të bilancit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve duke maksimizuar konkretisht potencialet e mëdha që ekzistojnë.

Ambasadori i Malit të Zi, shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë të protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet historikishit të mira mes dy popujve tanë duhet të konkretizohen përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore e shkëmbimeve tregtare, ashtu siç është konfirmuar edhe prej Procesit të Berlinit.

Në përfundim, Meta nënvizoi se Shqipëria e mbështet plotësisht progresin e Malit të Zi në proceset integruese euro-atlantike duke vënë në dukje se dy vendet fqinjë kanë të njëjtin destinacion, atë të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *