Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një bisedë miqësore me personalitete të shquara drejtuese të klubit patriotik “Bashkësia Dibrane”, një nga shoqatat më të vjetra atdhetare e kulturore në vend.
Në këtë takim morën pjesë kompozitori i mirënjohur dhe “Nderi i Kombit”, z.Agim Krajka, Mjeshtri i Madh, z.Bujar Kapexhiu si dhe intelektualët z.Tim Xhilaga, z.Tofik Jegen, znj.Manjola Perja, z.Saimir Shatku dhe z.Faruk Kaba.
Presidenti Meta duke çmuar lart komunitetin dibran, cilësitë e spikatura njerëzore, atdhedashurinë dhe kontributin e madh të brezave të tërë të kësaj treve për Pavarësinë dhe forcimin e identitetit kombëtar, vlerësoi rolin e kësaj shoqate për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë së pasur historike e kulturore të Dibrës.
“Duke ju inkurajuar në misionin tuaj, vlerësoj traditën e jashtëzakonshme të klubit të njohur patriotik ‘Bashkësia Dibrane’, që për më shumë se një shekull ka kryer një sërë veprimtarish në mbrojtje të atdheut, promovimit të traditave, vlerave njerëzore, historike e etnofolklorike të kësaj treve, por edhe kontributin e çmuar të shumë figurave kombëtare me prejardhje nga Dibra, të cilët aq shumë kanë dhënë për Shqipërinë e çështjen shqiptare në përgjithësi”, – u shpreh Presidenti Meta.
“Ne i kemi borxh jo vetëm Dibrës por Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike e kulturore që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë të duan vendlindjen e rrënjët e tyre, të mos mendojnë braktisjen por të ndërtojnë këtu një të ardhme të sigurtë, duke qenë krenarë për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, – u shpreh Presidenti Meta.
Përfaqësuesit e shoqatës “Bashkësia Dibrane” pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre patriotik e kulturor, e falënderuan për promovimin e vlerave kombëtare dhe në emër të komunitetit dibran i dorëzuan një kopje të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë të ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut, ish-ministër i Arsimit në vitet ‘30.
l.h/ dita

Meta me dibranët, Kryemadhi me skrapallinjtë, ‘qejf o qejf o qerrata’. More Rama cfarë na bëre, të votuam ti shihnim në burg ose arrati, ti na i bëre President e kryetare opozite. C’të bëjmë tani, të votojmë PS-në, qëndron akoma ti në pushtet, mos të votojmë, vijnë këta me gjakatarin Saleh në krye…
Po ku eshte Kryetari i Bashkise me Palle te madhe fanatik enverist dhe me breket brimeshpuar si nje REZIL i Dibres nikoqire?
sepse:
ME DUKET SE ESHTE NE BURG NGAQE NUK E MBANTE DOT PALLEN BRENDA BREKEVE DHE E FILMUAN NJASHTU SIC FILMUAN LIKEN FLORIRIN BYTHAJSHTE DUKE SHPERDORUAR POSTIN E PUSHTIT-PUSHTETAR SOCIALISTO-ENVERIST.
Me qe e kerkon Kryekarin e Bashkise te qifte Ty Intelhale,me qe te ha bytha vete, bashke me soj e sorollopin tend si sigurims i familje Kapo…
Asnjeri nga këta nuk ka lindur, nuk ka vrarë këmbët zbathur gurëve të maleve të Dibrës, nuk ka pirë ujë me grusht në burimet e Dibrës. Të gjithë këta janë ish dibranë dhe të vetmen lidhje që kanë me Dibrën është se të parët e tyre kanë qenë dibranë të ikur nga represioni serb mbi Dibrën e Madhe.
Ky Presidenti yne eshte treguar i sinqerte kur ka deklaruar ne ate takimin e “Bashkesise Dibrane”–“neve {presidenti} i kemi borxh jo vetem Dibres por tere vendit–“E vertete qe ky eshte zhytur ne borxh ndaj ,meje dhe te tere atyre si puna ime qe po presim qe te behet drejtesi ne kete vend,,qe ti e te tjere si ty te gjykoheni per grabitjet qe keni bere per kohen qe keni qene ne pushtet!