Meta me kryeministrin e Egjiptit: Të rrisim bashkëpunimin

Leda Hysa

Në kuadër të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, u prit në takim të veçantë nga Kryeministri i Republikës Arabe të Egjiptit, zoti Mostafa Kemal Madbouly.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën në Egjipt, duke e quajtur dëshmi të vullnetit të përbashkët për një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Madbouly ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e mbledhjes së Komisionit të Përbashkët në një kohë sa më të afërt, si dhe për përfundimin e marrëveshjeve që do pasurojnë kuadrin ligjor dhe do të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Presidenti Meta, nënvizoi gjithashtu, nevojën e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të turizmit e të transporit ajror e detar. Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta, e siguroi Kryeministrin Madbouly se, falë pozicionit gjeografik, Shqipëria mund të bëhet një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane për rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij Kryeministri Madbouly, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve portuale, si dhe u shpreh se të dy vendet mund të bëjmë shumë për forcimin e rolit të tyre në rajonet respektive.

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po ky eshte ne vete apo ka shkalluar fare! Me keq se Saliu, ai ne konferencen islamike kur studentet kerkonin Shqiperine si Europa e ky ne Egjypt kur Europa na vjen ne Tirane e na lutet te shkojme tek ajo. Hajde president mavria, hajd!

  • O rrote thirri menjes, pervec celsave te kashtes dhe si Z/Kryetar i Opozites qe je nuk ke asnje gje ne dore.
    A merr vesht ti, e ku merrt vesht nje derr nga Skarapari, rruga jone eshte drejt BE dhe jo drejte vendeve arabe,….. toc.
    Ne Tirane kane ardhur 7 Deputete te te BE dhe po na tregojne rrugen e drejt BE, nje baxhelle me emrin Monika dhe Sali-Lulushi i sulmojne e duan Shqiperine jashte Evropes, o koqe thirri menjes, o Like toci.

  • Egjipti eshte nje kundershtar i Usa dhe mik i ngushte i Rusise.Dhe Likja shpetimin e sheh te Rusia prandaj po perpiqet me te gjitha menyrat per sabotimin e reformes ne drejtesi dhe prishjen e imazhit te vendit ne Evrope.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *