Meta-Millard: Ecuri të reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

Mila Hysotoci

Presidenti Meta është takuar me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard, ku vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

“Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA”, është shprehur Meta.

Meta-Millard diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti theksoi se është me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon”, tha Meta. Ndërsa për Maqedoninë, ai tha se suksesi i referendumit është me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *