Presidenti i Republikës, Ilir Meta në takimin me kryediplomaten e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka trajtuar jo vetëm marrjen e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë, por edhe liberalizimin e vizave në Kosovë.
Meta mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, si dhe i përcolli mirënjohjen Mogherinit dhe Komisionit Europian për mbështetjen dhe ndihmën që u kanë ofruar shqiptarëve.
Kreu i Shtetit theksoi se ky rekomandim duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar , si dhe në përqendrimin e punës në thellimin e reformave kyçe për vendin.
Ai vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët duhet gjithashtu të mbartin përgjegjësi për më shumë punë në të ardhmen.
Presidenti Meta përmendi dhe rekomandimin pozitiv të Maqedonisë, duke e cilësuar si një hap me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe shtoi urimin e tij për çelje të shpejta e të vendosura të negociatave të këtij vendi.
Duke i bërë të ditur Mogherinit, Presidenti Meta theksoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen, në mënyrë që të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian.
Meta shprehu bindjen se përparimi i procesit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të krijojë një klimë më pozitive në rajon.
s.a/dita

MESAZHI I KRYEHAJDUTIT META:
Mua BE-ja me njeh si president i koke palareve edhe pse i kam vjedhr vrare e thene koke palare…
Integrimi kuptohet si ikja e tere shqipetareve e kreret e krimit e korrupsionit te gezojne Shqiperine
Kosovareve Shengen te ikin sa me pare qe te mos na bezdisin si koke palare…
Ky kari i Monika Lesbikes, Likja qe ka vrae e plagosur KOKEPALARE nuk ka asnje gje ne dore, vecse per te dhene ndonje Teneqe (Dokorate) qe i ka lene me arka ne trashegim Jar Sakati.
Perse ja lejojne vetes nje diskriminim te tille keto Diplomate te rendesishem te BE duke takuar kriminele qe i kane duart me gjak, apo nuk e “DINE”.
Nashi rradhen per t’i takuar Mogherini e kane kriminelet Lulushe, Sali dhe down-i Monika Cizmja qe qe debilohet dhe stukohet ne sallonet e bukurise se gay-ve.