Meta nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Azerbajxhan

Ornela

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, Presidenti Meta, u nderua me Titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia e Administratës Publike të Azerbajxhanit.

Në emër të Akademisë dhe në prani të profesorëve e studentëve të Akademisë, Presidentit Meta ia dorëzoi titullin, Rektori i saj Dr. Urkhan Kazim oglu Alekperov.

Në fjalën e tij, Rektori Alekperov, vlerësoi rolin e veçantë të Presidentit Meta në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Ndërsa, Presidenti Meta e konsideroi titullin si shenjë mirënjohje dhe vlerësimi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe reflektim të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi se në dekadën e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar shumë dhe realizimi i projektit TAP i ka dhënë mundësi e dimensione të reja këtij bashkëpunimi.

Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi se përtej marrëdhënieve ekonomike, një vëmendje më e madhe i duhet kushtuar shkëmbimeve kulturore dhe eksperiencave akademike midis dy vendeve.

“Nxitja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe të kulturës dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes studentëve, akademikëve e qytetarëve të të dy vendeve është investimi më i madh e afatgjatë”, – theksoi Presidenti Meta.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
    • Per cfare e nderojne? Apo per bllokun! Zbulim shume i madh shkencor i nje doktori; “se si te mbash shenime mbi fitimet mbi biznesin ne nje bllok te thjeshte”! Konkluzioni: Dhe fitimet do te shtohen. Pa le po ti shtosh bllokut edhe zbulimet e “doktoreshes” Kryemadhi!? Fitimiet rriten ne perpjestim te katerfishte!

  • E siguroi Meta nje vend ku mund te marre azil politik ne rast rreziku.Rama e ka siguruar me koh azilin politik ne France,
    qe kur i dhane titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.Titulli qe i ka premtuar Aleksandër Vuçiç Rames,nese arrihet ndarja
    e Kosoves,eshte i njejte me ate i dhane dikur serbet Esat Toptanit,bashke edhe me nje pension.

    • Po, po Guri je shume i mencur! I kupton te gjitha! Po Aleksander Vucic ku do ta marre azilin, aman?

      • Pyet Edvin Ramen,se ai e ka mik.
        Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet
        Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë
        vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë
        kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
        i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me
        gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

  • Do i nevoitet per t’ ju mburur kur te kthehet,Monkes dhe pak me vone ,burgaxhinjve qe do bashkejetojne me te ..

  • Sa i shkon titullu “Doktor Honoris Kari” dhe aq me shume kur eshte e shkruar rusisht sipas urdherit te Putin putanes.
    Bolshevik i Skraparit, gorica nen gorice bie.

  • Keshtu eshte kur te katapulton Ramuti nga burgu ne Presidence.
    Te mirat vijne me postin vete pastaj. Te gjithe behen burra te nderuar, dhe ne pergjithesi gjithe autokratet dekorojne njeri tjetrin.

  • Ju siguroj se ne kete gje,qe konstatoj kur shikoj kete qenie ketu,nuk ka asnje grime humori:
    Nje coban i rendomte,qe po i blegerine bagetia jashte,,te cilen e ka cuar te dimeroje ne Cepanin aziatik Azerbaxhan.

  • Tashti Likja ka veshur uniformen qyrkun e “Doctor Honoris Causa”.Por kur ta marrin vesht ato te Azerbajxhanit ndrrimin e cyrkut me uniformen e Recit.Cfare do te thone.Veq asaj qe ,nuk e paskeshim dite.Presim te tjera mendime Azerbajxhanashe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *