Meta në Berat: Gjithmonë një nga qendrat më tërheqëse në vend

Ornela

Presidenti Ilir Meta vizitoi Beratin, ku tha se ky qytet do të jetë gjithmonë një nga qendërat më të bukura dhe tërheqëse në vend.

“Sot të gjithë popujt e Europës, për rastësi me Ditën tonë të Kulturës Kombëtare festojnë njëkohësisht edhe Ditën e Trashëgimisë Europiane. Ne shqiptarët ndihemi krenarë përpara historisë së kulturës europiane, pasi historia dhe trashëgimia shqiptare është pjesë dinjitoze e kulturës europiane”, tha Meta.

Presidenti tha se “ndihemi të vetëdijshëm dhe për kulturën, identitietin  tonë perëndimor dhe harmonizimin e tyre me ndikimin e kulturave të tjera përreth”.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për Ministrinë e Kulturës dhe Institutit të Monumenteve për punën restauruese të atyre që i quajti “thesare të fjetura” të kulturës sonë, jo vetëm në Berat, por edhe në rrethe të tjera të vendit.

Share This Article
2 Comments
  • Fillo te mendosh per ‘SAPUNIN’ qe mund te te kerkojne kreret e mafjes e droges ne burg.Largohu e gjej ndonje dsebep semundjeje apo gje tjeter,A L A B A K…

  • Berati dhe Skrapari kane nxjerre burra te punes e te pushkes per çlirim e mbrojtje te vendit. Njerez te ndershem qe do jene shembull i mire per brezat e ardhshem.
    Po pyll pa egersira s’ka, ka thene i Pari. Kurse, Ti dhe disa te tjere te koheve te shkuara, qe ueshte harruar emri, ashtu si she ty dhe te sotem si ty, do te mberteni, si emerharruaret, ne mos do i shlyeni………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *