Rruga në Kamëz me emrin e “Ismail Qemalit”, Meta: Meriton nderim!

Ornela

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së figurës së Ismail Qemalit, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të themeluesit të shtetit shqiptar në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz.

Në ceremoninë e vendosjes së emrit të rrugës, presidenti Meta shoqërohej nga kreu demokrat i Bashkisë, Xhelal Mziu.

“Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamzë. Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufijshëm, si komb, shoqëri dhe institucione”,- tha Meta.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ismail Qemalin Themelusin e shtetit Shqiptar e nxoret jasht Tiranes ; dhe Ibraim Rugoven ,nipin e atij qe organizoi msakren e 4 shkurtit ne Tirane , ti bashke me Lulzim Bashen e mbajtet ne Tirane qe te mos “merzitej”Xhaferr Deva , pertej varrit! Doni
    te mbani akoma kete “derziun”(Mziun)kryetar bashkie ?mbajeni tu rroi :Por Ismail Qe mali e ka
    vendin ne kryeqytetin e vendit!Jeni te dy te neveritshem!Mbas zgjedhjeve vendore Ps ti vere emrin e Ismail Qemalit , zgjatimit te bulevardit te ri!

  • Sa bukur! Ismahil Qemali paralel me Sali Berishen ne Kamez..Kjo eshte e verteta e padiskutueshme Te dy me emra rrugesh! Eh, Shqiperia ime se u ku u katandise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *