Meta: Në fillim do zhdekretoj Ramën, pastaj do dekretoj ministren e re

redaktor

Dorëheqja e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi Rama i disa ministrave të rinj, ishte lajmi i ditës.

Por për Presidentin e Republikës Ilir Meta kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i ministrit të jashtëm që është kryeministri Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret.

Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm.

Nuk kam lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ikja është një akt vullnetar”, – u shpreh presidenti Meta në një intervistë për Ora News.

Meta shtoi se ende nuk i ka marrë propozimet zyrtare

 

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
    • Keshtu eshte po t’a vesh nje fshatar prej Skrapari ne krye te vendit i cili nuk ja ka fare haberin shtetit apo diplomacise ,ai eshte i pari per te vjedhur ,dhe per t’i veshur perseri opingat per te dale malit ku ka origjinen si çoban…

  • Keshtu eshte gjithmone kur behet fjale per nje top prej muti. Asnje nuk pranon ta mbaje ne duar.
    Ja hedhin njeri tjetri me shpresen se do ti ngelet tjetrit dhe harrojne qe te gjitha palet qelben nga prekja e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *