Meta: Shqipëria ka bërë progres, jemi optimistë për çeljen e negociatave

Ornela

Presidenti Ilir Meta nga Berlini ku mori pjesë në takimin e 23-të Ndërkombëtar deklaron se Shqipëria ka bërë progres dhe meriton hapjen e negociatave me BE në fund të qershorit.

Ai tha se shqiptarët janë optimistë, ndërsa një vendim pozitiv do të ishte inkurajues për të gjithë rajonin.

Vendimi për Shqipërinë merret në datë 28 qershor, ndërsa tre vendet skeptike janë Franca, Holanda dhe Gjermania.

Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës. Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

 Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit

 Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal“, tha Presidenti Meta në fjalën e tij.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Eshte turp dhe ndyresi per gjithe ne,kur kemi pjerdhident hajdutin dhe te paftyrin e Cepanit,aktore ordinere dhe vulgare,qe i bejne nder te gjitheve,duke qendruar sa me larg deres se teatrit dhe nje kryevezir qe as te qi as te leshon,qe kujdeset vec per karieren e tij te dyshimte-

    • Po eshte e verteti Loni , nje ndihme i dha dhe Rame droga me deputetet e ridhjerjes. Mjere ky vend kush e qeverisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *