Kreu i LSI-së ka prezantuar sot në Kukës kandidatët e saj për deputetë. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Meta u shpreh se LSI do të garantojë rotacionin.
“Të votëbesojmë një ndryshim plebishitar, të vendosim një lidership të ri që na sjell më afër me Europën dhe Perëndimin dhe që u jep fund përplasjeve dhe rrugës së izolimit, që i jep zgjidhje mundimit dhe halleve tuaja. Shqetësimi i shqiptarëve nuk është karrigia e Berishës, të cilën mund ta marrë me vete pas 23 qershorit, por krijimi i vendeve të reja të punës”, deklaroi Meta.
Ai u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit do t’i japin fund tranzicionit dhe do të hapin një perspektivë të re për shqiptarët. “Të votojmë për një plan të vërtetë punësimi dhe jo për një plan zhgënjimi, siç është premtimi i kryeministrit aktual. Ju keni në dorë të votoni për një autostradë të sigurt që e çon Kukësin drejt BE dhe jo për një rrugë të vjetër konfliktualiteti. Zgjedhjet e 23 qershorit do t’i japin fund historisë së tranzicionit dhe do të nisin një perspektivë të re për të gjithë shqiptarët, atë të ecurisë së pandalshme në rrugën e integrimit dhe progresit ekonomik dhe social”, tha ai.

O zoti Meta po boll o burr se le nam…ne nje ane me vjen per te qeshur teksa te degjoj tek flet, e nga ana tjeter me vjen keq per televizorin qe te mban ty brenda…Te keqiat e tua spaskan fund mo njeri…ti je personi me negativ per shoqerin tone…ne gjithe keto vite qe punoj skam njohur njeri me perfitues si ju…ti se bashku me Ramen po perpiqeni ti hidhni hirre syve shqiptarve ,ne menyre qe te nxirni perfitimet tuaja personale…por mjaft me me ju politikane te korruptuar mjafte se na lodhet…