Presidenti Ilir Meta ishte sot në Mirditë. Kreu i shtetit qëndroi në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” dhe prej aty theksoi se arsimi profesional për të rinjtë dhe të rejat është shumë i rëndësishëm dhe shtrirja e tij nuk duhet të ndalet për asnjë moment nga jugu në veri të vendit.
Gjithashtu Meta falënderoi Kishën Katolike dhe etërit Somaskë, të cilët janë njëherësh administruesit e kësaj shkolle, e cila synon që të nxjerrë kuadër në fushën profesionale me qëllim për t’i shërbyer nevojave të tregut.
“I impresionuar nga vizita që zhvillova sot së bashku me Nuncin Apostolik Imzot Charles John Broën, në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Mirditë, një strukturë model arsimore, me ambiente, infrastrukturë dhe laboratorë modernë, ku studiojnë e kualifikohen qindra të rinj. Falënderoj Kishën Katolike dhe etërit Somaskë, që me përkushtim të jashtëzakonshëm kujdesen për administrimin e kësaj shkolle. Arsimi profesional është tejet i rëndësishëm, ndaj zhvillimi e shtrirja e tij duhet të jetë përparësi reale në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë ne i fuqizojmë të rinjtë dhe i ndihmojmë të integrohen më shpejt në tregun e punës”, shkruan Meta.
o.j/dita

Mir thua ti pore ne qeveri me Sali Berishen perse nuk e ngrite kete [problem.?
Kush te ndaloi kater vjet ne qeverin e Saliut.
Tani qe i Hapi Edi Rama kerkon te marresh ndonje thel nga Kryeministri.?
Arsimi profesional deri ne vitin 1990 lulzonte ne gjithe shqiperine.Nga shkoi,nga vajti.
Me vjen me qesh me nji artikull kur dikur nji fare gjeniu Ylli Popa pat shkruar ne ZP artikullin: “Ne kerkim te kohes se humbur.” E shkroi tamam ne kohen e duhur qe edhe pse ishte veshtire te shkruaje gjeti shokun qe ia mbeshteti mundesin per ta paraqitur ate shkrim teper teper i domosdosjhem per kohen.I tha mendja te kerkoj kohen e humbur.Gja seriozisht pozitive.Tashti na del qe jo vetem abuzoj me detyren e kerkimit te kohes qe paskesh humbur vendi.Sepse jo vetem z.Popa por asnji njeri deri me sot nuk u pa te kerkoje kohen e humbur.Bile praktika nga viti ne vite nga qeverisja ne qeverisje per sherr vepronin me sa mundsi te humbnin kohe mbas kohe qe edhe aq sa kishim te mos e kishim.Po tashti na del nji pinjoll qe te qendis me bllok ne dora davaritjen e lekve dhe porosit si ma nalt:””” Arsimi profesional të shtrihet në gjithë vendin. “””
Tashti a kam te drejte te deklaroj qe ne jemi i vetmi popull historik qe tallemi me vetveten dhe mbesim te kenaqur te gezuar,te lumtur,te mjere e te trishtuar si kungulli mbi uje derisa te fundosemi.
Ik more hajdut e mashtrues . Ku ke fytyre e ndergjegje morale ti te japesh sugjerime. Shko njehere ne banken e drejtesise dhe do e gjesh vete ku e ke vendin. Ke rene shume poshte dhe ske asnje kredibilitet, skuth burre.