Meta apel Shkupit: Më shumë investime e punë për shqiptarët

Bledar Lumani

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar  nga Parlamenti i Maqedonisë të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, pasi kjo përbën një provë për vullnetin tonë europian.

Më lejoni që në emër të miqësisë sonë të sinqertë të shpreh bindjen e thellë për domosdoshmërinë e thellë të zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Kjo marrëveshje na forcon dhe na afron më pranë njëri-tjetrit por edhe BE. Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit është një gur prove i vullnetit tonë europian, një gur prove për paqen dhe harmoninë ndëretnike mbi egoizmat nacional, të cilat janë dëshmuar përtej retorikës aspak të leverdisshëm për interesat të popujve tanë. Të gjithë qytetarët e vendit tuaj do të përfitonin nga një avancim i marrëveshjes që ju keni nënshkruar 14 vjet më parë.”

Gjithashtu, Meta kërkoi përfshirjen e shqiptarëve si faktorë shtetformues dhe ndarjen e buxhetit në mënyrë proporcionale, sepse në këtë mënyrë zbutet pabarazia.

Më konkretisht, duke vlerësuar progresin në inkurajojmë një ndarje propocionale buxhetore dhe një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve si faktorë shtetformues. Pabarazia e investimeve ka nevojë që të zbutet deri në krijimin e një realiteti më të harmonishëm.”

Po ashtu kryeparlamentari Meta tha se duhet konkretizuar marrëdhëniet mes dy parlamenteve, duke sjellë në këtë mënyrë më tepër bashkëpunim

Shqipëria dhe Maqedonia  duhen të ngrenë marrëdhënien e tyre në një nivel më të lartë dhe më cilësor. Mbi themelin e fqinjësisë së mirë duhet të punojmë për besimin reciprok që është edhe çelësi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm të bindur se i kemi nxënë mësimet e hidhura të historisë së Rajonit tone dhe që i përkasim një gjenerate që dimë te shohim në mënyrë europiane të ardhmen tonë.

Marrëdhëniet mes dy kuvendeve tona kanë një të veçantë, jemi për ti dhënë jete një hovi të ri këtyre raporteve. Rruga e mirëkuptimit është një shprehje e vullnetit të popullit që ne përfaqësojmë.

Parlamentet tona duhet ta konkretizojnë më tej bashkëpunimit, përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare, por edhe administrative. Duhet të jemi më krijues në marrëdhëniet tona, të rrisim frekuencat e kontakteve. Kemi vërtet të bashkërendojmë shumë pëunë të përbashkëta dhe të integrohemi sa më shumë me njëri-tjetrin”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

Më pas vazhdojnë takimet e tjera me grupet parlamentare të partive politike, duke vazhduar takimin me kryeministrin Nikola Gruevski dhe më pas me presidentin Gjorgje Ivanov.

Pasdite kryeparlamentari Meta ka rezervuar një shëtitje të zakonshme në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në ditën e dytë të vizitës, janë paraparë takimet me krerët e partive politike, Ali Ahmeti e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së, por edhe takimi me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Share This Article
8 Comments
  • Po,si nuk msut njihere nga sllavet more ju te poshter politikan pa vlera?
    Po,a’nuk ju tha covici ne mes te kosoves para 5 dite se kosova eshte sebi?!!PO,a nuk u tha serbve te lindni sa ma shum fmi,dhe ne serbia dotju ndihmoi juve vetem mos i shitni shpiat dhe ta lishoni kosoven,pra ju nuk keni koce tju thoni maqedonve se o dote behet maqedonia shteti i shqiptarve dhe atyre qe jetoin aty,ose nuk dote egzistoi ki shtet?!Pra,kan kaluar gati 14,vite nga marveshja e ohrit dhe asgje nuk eshte arit nga ajo marveshje,dhe ju pas 14.vite silleni pas asaj merveshje qe ka vdekur pa u lindur more injoranta dhe matrapaz politik.Ne,trojet shqiptare e late te formohat shteti i sllaveve serbo-rus,po kjo nuk don komete se ju jeni te gjithe tradhtar,qe nga sali serbi e deri tek ti muti i mutave,me emrin ilir meca.

  • Ky daj Meta apo me emer arti ‘like floriri’ nuk e ka as te drejten morale e as legjitime te flase ne emer te shqipetareve sepse ky nuk ka si te perfaqesoje parlamentin kur ky parlament 25 vjet nuk perfaqeson shqipetaret.

  • Me Maqedonasit duhet folur ashtu si foli z. Rama ne serbi me vuçiç,gjerat duhen troç dhe pa dorashka, Mushka e do ngarkesèn tamam sepse sa mè pak godet me shkelma.Shqiptarèt maqedonas duhet te organizohen nè nje parti dhe jo tè shperndarè .Ketu perfitojnè kulisat maqedonè.Shqipetarè bashkohuni!

  • MARRËVESHJA KËRMË E OHRIT

    Kërkesa e z. Meta kryetar i parlamentit shqiptar,drejtuar autoriteteve maqedone për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit me rastin e vizitës së tij në këtë vend ,nuk përbën një hap përpara në ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni përkundrazi, i barazon ata më pakicat e papërfillshme si ato turke dhe rome . Shqiptarët e këtushëm me afro 700 mijë nuk mund të barazohen me disa mijëra maqedonët e Pustecit z. Meta? Kur nuk mund të angazhoheni për më të mirën z.Meta, mos na sugjeroni të keqen! Implementimi i një pakoje që ka vdekur me kohë nuk ia vlen të kthehemi prapë.Jo faleminderit për kthim te zeroja. Lëvdata dhe vlerësime të paqena për arritje me këtë kornizë të ndryshkur e bëjnë pushtetarët papushtet të partisë së z. Ahmeti sa herë kanë nevojë për mbështetje të elektorati shqiptar .Mburren më këtë për faktin se, kanë qenë ata që kanë bërë të mundur nënshkrimin e saj si fitore e madhe e shqiptarëve. Por,e vërteta është ndryshe nga ajo se ç´broçkullisin papagajtë e DUI-it. Edhe pas Marrëveshjes shqiptarët ngelën po ata që ishin para konfliktit të pabarabartë në punësime,në përdorimin e gjuhës ,në diplomaci dhe në fusha të tjera të ekonomisë në vend. Kjo është drejtësia maqedonase që po i shpërblen shqiptarët për kontributet dhe angazhimet e tyre për me shumë se një dekadë,  në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të këtij vendi,në respektim të shtetit ligjor dhe demokracisë,në angazhim dhe përkushtim të patundur me vullnetin dhe dëshirën për anëtarësim në strukturat euroatlantike . Drejtësia maqedonase në këtë mënyrë përdor standard të dyfishtë, një për shqiptarët dhe një tjetër për maqedonasit.
    Përderisa më ”Shkupi 2014″ vazhdojnë të vendosen monumente të personaliteteve nga historia e huazuar iliro-maqedone e të përvetësuar si pjesë e trashëgimisë së kulturës sllavo-maqedone,kurse shqiptarëve nuk u lejohet që shesheve të Shkupit e Tetovës apo Strugës monumentet e Ismail Qemalit , Abdyl Frahërit ,Fan Nolit si simbole kombëtare, të kryengritjeve shqiptare të luftës për liri e pavarësi. Nuk është lejuar as monumenti i Mehmet Dërrallës, ministrit të parë të luftes së qeverisë së parë shqiptare në Tetovë por vetëm në fshatin e tij .
    Në Shkup munden të vendosen monumente të antishqiptarëve të dëshmuar si Josip Brozi dhe Car Dushani, por jo dëshmorëve të UÇK-së . Monumenti i branitellave të Maqedonisë në Shkup, nuk provokuaka ndjenjat e (“pakicës”sipas qeverisë) shqiptarëve duke i glorifikuar veprat dhe bëmat e pabëra të ushtarëve maqedonas që në konfrontimin luftarak me luftëtarët shqiptarë të UCK-së dolën të humbur!
    Ata krenohen dhe i respektojnë sakrificën e tyre në mbrojtje të shtetit maqedon . Emblema e UÇK-së dhe as dëshmorët e saj nuk guxojnë të duken në ambiente publike si në Shkup apo qytete të tjera ,sepse sipas DUI-it, provokon ndjenjat e popullit maqedon, inaugurime këto që nuk lejohen nga kryeministri Gruevski dhe qeveria maqedonase. Qëndrimi nënshtrues dhe servil i Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit, i DUI-it dhe DPA-së në qeveritë e koalicionit në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e interesave kombëtare shqiptare, ka dëshmuar përfundimisht se shqiptarët janë mashtruar dhe tradhtuar për një çerek shekulli nga përfaqësuesit e të dyja forcave politike në parlamentin e “dërzhaves” FYROM .
    Dështimi i realizimit të aspiratave kombëtare të shqiptareve në këtë Republikë, u atribuohet partive shqiptare si ajo në qeveri poashtu edhe asaj në opozitë. Qoftë DUI në koalicion me VMRO apo DPA pjesërisht në pushtet kanë dhënë prova servilizmi dhe heqje dorë nga interesat kombëtare. Gishti i akuzës u drejtohet pikërisht atyre! Shmangia dhe anashkalimi i zotimeve për realizimin e të drejtave kombëtare siç janë; gjuha shqipe dhe përdorimi i simboleve kombëtare në të gjitha institucionet publike janë treguesi më i mirë se si këto dy parti politike shqiptare të dalldisura pas pushtetit dhe karrierizmit bënë kurban interesat kombëtare .
    Mesazhet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe nga Prishtina e Tirana janë për zbatim të plotë Marrëveshjes së ngordhur të Ohrit. Shqiptarët duhen ditur vet si duhen vepruar edhe pse këshillat që vijnë ndonjëherë nga miqtë e vëllezërit tanë jo gjithmonë u duhet thënë “amin”. Kjo marrëveshje e imponuar nga ndërkombëtarët gjatë konfliktit të vitit 2001, u pranua pa kundërshtime nga faktori politik shqiptar dhe pa e shikuar mirë se ç’farë përmbante ajo në lidhje me aspiratat e shqiptarëve. Me atë “paçavure mballomë”, të hartuar nxitimthi që në fakt nuk ofronte më shumë se një status të avancuar te minoriteteve në FYROM.
    Ajo mundësonte përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë së paku 20% të tyre në nivel lokal . Pala shqiptare shkoi ne Ohër duke e marrë pëlqimin dhe miratimin e krahut luftarak te UÇK-së, të udhëhequr nga z.Ali Ahmeti, e papërgatitur dhe pa ndonjë platformë të qartë.
    Delegacioni shqiptar paraqit në Ohër i padenjë me kërkesat dhe për misionin që kishin marrë si barrë kombëtare. Vajtën në Ohër si lypsare për lëmoshë dhe pak pushtet me nje minimum kërkesash mjerane nga e cila marrëveshje “fitoi” minimumin e kërkesave. Shqiptarët ne Ohër u ripagëzuan me emrin bashkësi etnike me status të minoritarit të papërfillshëm. Në realitet faktori politik shqiptar nënshkroi kapitullimin. Kjo ishte një fitore e madhe për z.AliAhmetit, por jo e shqiptarëve. Frytet e atij pseudorevolucioni i kishte shijuar për një dekadë ai me klanin e tij.
    Kështu ,lideri i guerriles shqiptare kishte bërë kthesën e madhe në vend përmes pseudorevolucionit do të mund të fitonte admirimin dhe besimin e shqiptarëve si forcë e vetme e besueshme politike në këto anë. Përpjekjet e Ali Ahmetit përmes fishekzjarrëve të krijonte butaforinë e lirisë dhe çlirimtarit tanimë janë zhbërë. Trembëdhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit shqiptarët kanë kuptuar lojën e mashtrimit. Askund dhe në asnjë nen të kushtetutës së Maqedonisë nuk përmendet fjala gjuhë shqipe dhe emri shqiptar apo bashkësia shqiptare! Akrobacitë e z.Ahmeti dhe partisë së tij për të na shitur humbjen si fitore nuk pinë ujë më!Tashmë ajo marrëveshje kufomë i takon së kaluarës ,do të mbetet letër e zverdhur në sirtarët e zyrave të z.Musa Xhaferri.
    Nuk është kushtetuta barriere e pakapërcyeshme që sanksionon të drejtat e shqiptarëve si “pakicë e barabartë”por,mosgatishmëria dhe mentaliteti i ndryshkur maqedonas për mos ta ndryshuar këtë kushtetutë dhuratë nga Marrëveshja e Ohrit dhe e faktorit politik shqiptar nga frika e të qenit i barabartë me shqiptaret .Me këtë ata mendojnë se do të humbin karakterin dhe formën e shtetit një nacional e një gjuhësor por edhe njëherësh rolin dominues në vend karshi bashkësive të tjera etnike.
    I tërë ky qëndrim refuzues për ta ruajtur rendin kushtetues dhe karakterin unitarist të shtetit një nacional të Maqedonisë për ta parë realitetin ne sy ne dhe jo me ngjyra shovene ka për t’i kushtuar shtrenjtë si klasës politike maqedonase dhe popullit të saj që verbërisht mbështet dhe mbron një qeveri me prirje gjithnjë e më shumë totalitare që shtyp dhe nuk respekton shtetasit e saj. Kësisoj mund tërheqim një paralele mes klasës politike maqedonase dhe qëndrimit të Beut feudal dikur me yzmteqarin se ;”ti nuk ke të drejtë të kesh oxhak mbi kasollen tënde pasi unë jam beu dhe se vetëm unë e kam atë të drejtë dhe jo ti, sepse ti je yzmetqari im , je bujkrob!
    Ndaj mund të konkludohet se paçavurja Marrëveshja e Ohrit ishte pak a shumë rikthim para viteve të pluralizmit politik madje dhe më keq se nën komunizmin jugosllav, ku të paktën atëherë thuheshte shprehimisht se;”Maqedonia është shtet i kombit maqedonas i kombësive shqiptare dhe turke si dhe pakicave tjera”. Atëherë pyesim përse kryengritësit shqiptare u rebeluan ne vitin 2001 dhe rrokën armët për të drejta në nivelit lokal, për përdorim të gjuhës shqipe në nivel lokal apo për liri e barazi të plotë me fqinjët ose për çlirim dhe bashkim kombëtar ,gjë te cilën duhet te në sqarojë vet lideri i saj z.Ahmeti? Shpesh për këtë pikë mburret DUI dhe z.Ahmeti për gjoja se;”shqipja dita ditës po gjen zbatim në tërë territorin e vendit si gjuhë zyrtare”.Cila është e vërteta këtu ?
    Prioritet i shqiptarëve dhe i integrimeve euroatlantike do të jenë vetëm atëherë kur shqiptarët do të jenë karshi maqedonasve jo si inferiorë por si të barabartë mes të barabartëve me dinjitet dhe me ballin lartë ashtu siç na takon të jemi. Sot,kemi atë situatë që kemi si pasojë e veprimeve e qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike shqiptare. Sot është imperativ i kohës dhe i të drejtës sonë që grupe të intelektualëve të ndershëm, atdhetarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare me mbështetjen e rinisë studentore dhe mbarë popullatës shqiptare në Maqedoni të shpien përpara ato procese ku kishin filluar në fillim te viteve 90.
    Për fatin tonë të keq ajo nismë e mbarë si mision fisnik për realizimin e të drejtës sonë kombëtare për te vendosur të ardhmen tonë ,u devijua dhe bllokua nga kjo kastë e sotme politike dhe nga segmente të caktuara të pushtetit brenda kësaj kaste servile dhe puthadore e pushtetit.
     Rruga është e gjatë në do të fitojmë.

  • Ilir Meta po kerkon te imitoje aktivitet jashte shtetit sepse ASKUSH nga Bota Demokratike nuk ka begenisur ta ftoje per nje vizite te vetme Kryetarin tone Famoz te Kuvendit qe ka dy vjet ne kete post, i njohur ndryshe me emerin Like Floriri, Aleati i Rilindjes socialiste te Edi Rames..

  • Ky koktulli, tashme te thare nga mallkimet e njerezise, ka vajtur ne Maqedoni per pazare dhe jo per te ndihmuar shqipetaret. Pastaj ky kokerr gomari nuk di te flase. E kini vene re kur flet? Nuk di me shume se 50 fjale.

  • Po kta e kan mendjen tek xhamite e jo tek fabrikat!
    Parate per xhami i gjejn shum shpejt kur vjen puna tek punsimi e tek fabrikat kan frik ti japin paret se do ngelet xhamia bosh e ju preket interesi i xhepit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *