Meta në Pejë: Investime pejane në sektorin e bujqësisë në Shqipëri

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillon të mërkurën një vizitë në komunën e Pejës në Kosovë, ku u prit nga kreu i komunës, Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit, Meta vlerësoi iniciativat sipërmarrëse të banorëve të Pejës, ndërsa theksoi nevojën për rritjen e shkëmbimeve dhe të investimeve mes dy vendeve.

Meta theksoi gjithashtu se “pejanët janë sipërmarrës të shkëlqyer”.

Në këtë drejtim Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri shprehën angazhimin për të nxitur pejanët të investojnë në sektorin e bujqësisë në Shqipëri./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *