Meta në Prishtinë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike?

Saimir Lleshi
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur per gazetaret pas nje takimi me Kryetaren e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, ku ka komentuar ne lidhje me Progres Raportin e Komisionit Europian./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, speaks to journalists, after meeting with Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta do të shkojë për një vizitë në Prishtinë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike etj.

Mediat kosovare bëjnë me dije se Meta pritet të takohet me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, zëvendësin e tij, Kadri Veselin, si deh me liderët e tri partive opozitare, atë të Vetëvendosjes, Visar Ymerin, të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn. Meta mësohet se do të jetë i shoqëruar nga dy personalitete të shquara publike, njëri prej tyre akademik.

“Ditët në vijim, brenda kësaj jave, në Prishtinë pritet të vijë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar me dy personalitete publike shqiptare, njëri prej tyre akademik, në cilësinë e ndërmjetësuesve mes pozitës dhe opozitës”, ka thënë burimi i gazetës “Epoka e Re” në kushte anonimiteti.

Po i njëjti burim ka treguar se kryeparlamentari Meta dhe shoqëruesit e tij do të takohen me lidershipin e PDK-së, AAK-së, VV-së dhe Nisma-s. /Dita/

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *