Ashtu siç kishte lajmëruar një ditë më parë, kryeparlamentari Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e sotëm në prokurori.
Ai ka shkuar në organin e akuzës që në orën 08:00, për të dhënë dëshminë e tij rreth akuzave të Tom Doshit, se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij dhe deputetit Mhill Fufi.
Një ditë më parë prokuroria kërkoi nga drejtuesit kryesorë të shtetit të paraqiten për të dëshmuar rreth këtyre akuzave.
Prokuroria ka ftuar edhe deputetët Sali Berisha, Mhill Fufi e Mark Frroku.

LOJA E DOSHIT DHE KODASHAVE MORI FUND ,KRIMINELET DUHEN LARGUAR NGA PARLAMENTI
Ky esht nje me te korruptuarit dhe me ane te politikes kerkon te mbroje kapitalet e pervetsuara ne favor te tij!bile ka futur edhe gruan ne politik vetem e vetem per para e jo per shtetin e shqiperine!sa me pare ky palaco te zhduket nga politika!