Meta në Samitin e Paqes në OKB: Theksi të vihet te të drejtat e njeriut

Leda Hysa

 

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke përfaqësuar Shqipërinë, Meta mbajti fjalimin e tij duke e vënë theksin tek respektimi  i të drejtave të njeriut, si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë.

Ai u shpreh atje se Shqipëria e ka mbështetur gjithnjë axhendën e ndaljes së konflikteve.

Dua të theksoj se të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes. Na duhet paqja mes vendeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shqipëria e ka mbështetur këtë axhendë në mënyrë që të ndalohen konfliktet e të vendoset paqja. Dialogu politik na ndihmon të vendosim paqen e të respektojmë të drejtat e njeriut. Nëse shkelen këto atëherë çdo gjë ka ndryshuar. Kjo është një nga shprehjet e Nelson Mandelas,” tha Meta.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky kokekatror Like Floriri nuk ka vendosur paqe ne vendin e tij, llap per paqen ne bote.
    Ka leshuar nje baxhelle qe quhet Mona e cila ne bashkepunim me Sali -Lulushin trazojne vetem mut se te tille jane duke penguar cdo reforme dhe detyra te vena nga BE, per tu hapur negociatat ne qershorin e 2019.
    Bejne thirrje per rrezim me dhune te Qeverise e dale me voten e Qytetatreve dhe e pranuar nderkombetarisht.
    Cfare ben ky kokatror kur degjon e shikon thirrje per destabilizim, e kemi vene “roje” vreshti (Kushtetute) qe te mos shkelet por ku pyet baxhella me shoket e burrit qe e shpetuan nga burgu per bllokun .
    Nga burgu “shpetoj” perkohesisht por turpi i ngeli ne dere i vetequajtur MOLOK nga Cepani i Skraparit.

  • Me qe e tha mender presidenti yne i neruem, sigurisht paqa do te vendoset ne bote, ndersa ne shqiperi mona dhe lulushi, me mbeshtetjen e sales do te filloje luften me arme per marrjen e pushtetit, te cilin me sa duken bathet as me sy nuk do ta shohin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *