Meta në SHBA: Luftë kundër rrezikut rus në rajon

Ornela

Presidenti Meta, shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli dhe ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, po merr pjesë në komunitetin e Mbrojtjes së Senatit amerikan. Fokus kryesor i këtij takimi kanë qenë sfidat, me të cilat po përballet rajoni i Europës Juglindore.

Konkretisht, rreziku i ndikimit rus në këtë rajon dhe sfidat e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në instancat euroatlantike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka bërë me dije se ky takim është një mundësi shumë e mirë për gjithë rajonin  për të rritur akoma dhe më shumë bashkëpunimin dhe për të forcuar reagimin kundër sjelljes së politikës ruse në rajon.

I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në Rajonin e Europës Juglindore”, shkruan Meta ndër të tjera në postimin e tij në rrjetet sociale.

f.h/dita

Share This Article
2 Comments
  • Fajin e ka vetem SALI BERISHA qe eshte ne opozite, kurse pozita ne EDI RAMEN ne krye nuk ka asnje faj ne lidhje me politiken e jashtme, se politiken e mbrendeshme e qane me lot dhe qyrre.
    Pordhe dhe mendje militantesh partish, qe e hane sapunin per djathe dhe trurin ja lajne dhe ja shplajne te tjeret. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *