Meta në SHBA: Reforma në drejtësi, kyçe!

Elton Tafaruci

Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan Kongresmeni Ed Royce si dhe nga Senatori John Cornyn.

Gjatë bisedave u vlerësuan marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa Meta u ndal edhe tek situata politike në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit vuri theksin tek rëndësia e përmbylljes sa më shpejt në parlament të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke nënvizuar se reforma në drejtësi është kyçe jo vetëm për cilësinë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri por edhe për krijimin e një klime më të besueshme për investitorët e huaj, veçanërisht për grupet investuese amerikane.

Në përfundim, Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe ndau bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit e Senatit Amerikan i shërben cilësisë së marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve aleate.

Share This Article
1 Comment
  • O ZOT O ZOT NE DORE TE KUJT E KEMI LENE DREJTESINE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM TRAP DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *