Meta: Ne shqiptarët bëjmë shumë kur jemi bashkë

anazapta

570 vjetori i Kuvendit të Lezhës, u përkujtua dje në qytetin historik të Besëlidhjes. Pas ekzekutimit te Himnit Kombëtar, kryetari i bashkisë Viktor Tushaj duke uruar mirëseardhjen të pranishmeve tha se, “570 vite më parë shqiptarët u mblodhën në Lezhë për të marrë pjesë në një Kuvend për të lidhur besën kundër pushtuesit Osman. Këtu u ulën bashkë pa dallim gjithë fisnikët e luftëtarët shqiptarë. Këtu u hodhën themelet e shtetit shqiptar”, tha Tushaj.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke folur për këtë ngjarje madhore të kombit shqiptar cilësoi se, “nuk mund të mungoja në këtë përvjetor të Kuvendit të Lezhës, djepi i ngjarjes më të madhe shqiptare, vendi ku lindi besa, bashkimi me të njëjtin flamur e besim. Shqiptarët u bashkuan kundër kërcënimit më të madh nën udhëheqjen e Skënderbeut, njeriut te madh të mesjetës. Ky kalorës i krishtërimit do të mbetet frymëzimi më i madh i shqiptarëve. Mesazhi i besëlidhjes është bashkimi që bën fuqinë duke i bere bashkë të gjithë princërit në një komandë të vetme, në betejat 25 vjeçare që tronditën perandorinë, theksoi Meta. Duke iu referuar ngjarjeve të mëdha të kombit tonë si, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, apo Kuvendi i Vlorës me Ismail Qemalin që do të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit cilësoi se, “ne shqiptarët bëjmë shumë kur jemi bashkë”. Ai kujtoi me këtë rast dhe konferencën e Pezës 1942, kur të gjithë kundër fashizmit. ditën nën shembullit e Lezhës të rreshtohen në aleancë kundër fashizmit”. Meta tha, “popujt e vegjël nuk kanë shumë çaste krenarie, por ne shqiptarët kemi Lezhën, Vlorën, Prizrenin, Pezën dhe të bashkuar duhet të jemi përballë rreziqeve dhe nevojave të vendit”.

Share This Article
2 Comments
  • ky bastarde hajdut gjene eflete po ti je ai percarsi i shqiptareve ti je krimineli qe me urdhere te serbise na nxore nje komunitete serbe ne fier ku ska asnje asnje nuk ka pra kushe i percane shqiptaret qe ti sundoi serbogreku me malazezet baballarete e tu dhe ti i sherbene dhe na tregon me fjale ate qe dihete si dhe ate tjetren qe fukaralliku eshte e keqja e shqiperis ku i cone miliardate qe ke dhe i ke vjedhure o mije muti kuer kete populle po e vdisne pere bukene e gojes dhe pere nje sherbime spitalore dhe ti munde kancerine e monikes me miliardate gjakune e ketije populli

  • Te huajt na kane shembur fortesat. Ne keto 23 vite, klasa politike shqiptare ka rrezuar edhe murre te fortesave qe gjeti. Ilir Meta, duke duke vene ne gjerdan, Lezhen, Prizrenin, Vloren dhe Pezen, eshte i pari politikan postkomunist, qe po ringren murre te rrezuara nga tinzaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *