Është koha t’i kthehemi punës, e t’i lëmë fjalët. Kështu ka deklaruar Kreu i Parlamentit Ilir Meta nga vendlindja e tij, Skrapari, ku mori pjesë në Panairin e prodhimeve agro-ushqimore, i shoqëruar edhe nga 3 ministra të LSI. Duke vlerësuar punën e fermerëve dhe blegtorëve të Skraparit, Meta premtoi se së shpejti do të nisë projekti për zhvillimin e agro-turizmit, dhe brenda vitit do të përfundojë rruga nacionale Berat-Lushnjë. “Në fund të këtij viti përfundon rruga Lushnjë-Berat. Vitin e ardhshëm, rikonstruksioni i rrugës nga Berati, në Çorovodë. Së shpejti nis projekti për rrugën nga Ambulli, në Përmet. Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit TAP. Do të lidhet njëherë e përgjithmonë me të gjitha vendet e tjera dhe sidomos me Korçën”, tha Meta. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka vlerësuar se falë një projekti të rëndësishëm të qeverisë shqiptare me mbështetje të qeverisë italiane, do nxitet agro-turizmi në qarkun e Beratit, si edhe do t’u jepen grante fermerëve.

20 vjet ishim ne gjum ishall po zgjoemi tani po sme ha buza kulac thon te paret