Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku mori pjesë në një takim me banorët e komunës Bërxullës në Tiranë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti.
Meta tha se Bashkia e Vorës do të jetë model dhe se punësimi do të jetë prioriteti i kryebashkiakut të ri. Meta bëri me dije se brenda këtij viti do të hapen edhe 300 vende të reja pune shtesë nga 500 që u premtua fillimisht.
“Unë mendoj se Bashkia e re e Vorës do të jetë bashkia model në të gjithë vendin, për sa i takon shërbimeve dhe në mënyrë të veçantë për sa i takon punësimit. Ne do të fillojmë këtu, duke e bërë një bashki model për ta përhapur këtë model në të gjithë vendin. Dhe punësimi do të jetë prioriteti ynë kryesor. Deklarova dy ditë më parë në Vorë se do të hapim 500 vende të reja pune, por kemi mbajtur rezervë 300 tjera brenda këtij viti, deri në vjeshtë. Do të kemi mundësi pafund punësimi në bashkinë e re të Vorës, si përmes mbështetjes së industrisë, si përmes mbështetjes së shërbimeve, si përmes mbështetjes së bujqësisë, përmes mbështetjes së vetëpunësimit e kështu me radhë”, – tha z. Meta, duke premtuar investime në infrastrukturë, që do të sillnin përfitime për industrinë dhe bujqësinë.

Per te gjithe ata qe kerkojne punesim le te bejne gati 5000 eurot se LSI-ja ka nevoje te mbuloje shpenzimet e bera ne fushate.
Dhe po nuk u hapen?
Propogande me njerez te gjymtuar shpirterisht dhe menderisht nga ky kalvar i pafund vuajtjesh.
Politikane hajdute dhe te paskrupuj,te gjithe ju qe abuzoni me shqiptaret e thjeshte.
E po nuk u hapen,do ta pjekim per mish ilirin edhe moniken me kallamenjt?