Fatmir Limaj ka sqaruar përmes një postimi në Facebook lajmet e përhapura në media se kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka tentuar që të negociojë për një pajtim mes tij dhe kryeministrit Hashim Thaçi. “Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siç është spekuluar në media, përveç takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pasur mundësi të shihemi për shkak të rrethanave që janë të njohura edhe për ju”, shkruan Limaj.
