Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson nevojën e ndërtimit të një hekurudhe që të lidhë Durrësin me kryeqytetin e Kosovës. Gjatë vizitës dy ditorë në Kosovë, Mata vizitoi disa biznese, ku u njoh më nga afër me aktivitetin tyre dhe bisedoi për shtrirjen edhe në Shqipëri.
Në këto takime, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë vizitës në një fabrikë mielli, Meta u takua me pronarin e kompanisë, Ibrahim Aksoy, me të cilin bisedoi për zgjerimin e aktivitetit tregtar të prodhimit të miellit në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Kryetari i Kuvendit e përgëzoi Aksoy për investimin e bërë, ndërsa shprehu bindjen se midis dy vendeve nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë në mënyrë që kostot e prodhimit të këtyre produkteve të ulen si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë, i cili do të mund të importonte më shumë mallra nga Kosova.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, theksoi nevojën e intensifikimit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve në mënyrë që të arrihet përballimi i kërkesës për produktet shqiptare.Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit, vizitoi dhe një kantinë vere në Rahovec të Kosovës.

Nje llaf goje , futi edhe nje kafe tjeter me Thaçin dhe hajt na fut ndonje mufk tjeter
Shume i sakte Meta -Bravo !
Hekurudha Durres -Prishtine , eshte hekurudha qe do i japi nje ngritje te fuqishme ritjes ekonomike shqitpare ..
Kjo hekurudhe duhet bere sa me shpejt dhe per kete te shfrytezohet investimet kineze
Ne fakt qeveria jone duhej ti kekronte kinezeve te financonin kete hekurudhe jo rugen e Arbrit , se rugen e Arbrit e bejme edhe vete , porse Hekurudha me trena te shpejtesise se larte kekron investim te madh dhe kete Kina e ben shume lehte se ka edhe eksperience te shkelqyer ne ndertimin e hekurudhave me trena te shpejte
Po u be hekurudha turizmi bregdetar shqiptar do ritet 5 fish , sepse te gjithe do vijne ne plazh duke eprdorur hekurudhen me tren te shpejte
–Vijne me Tren ne mengjez bejne plazh dhe ikin ne darke ….Trenat jane shume here me te sigurte se ruget me makina –Ehde mallrat do qarkullojne me shpejte
Hkeurudha Durres -Prishtine eshte shpetimi nga varferia
Edhe nje tjeter ne Skrapar.