Meta: Qeveria e braktisi Kolonjën, sepse ajo voton të majtën

redaktor

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi sot kandidatin për deputet në rrethin e Kolonjës, Arben Malo. Meta tha se Kolonja është lënë pas dore nga qeveria aktuale, për shkak të paragjykimeve dhe llogarive të ngushta elektorale, duke qenë se kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën.

“Në rast se ka një rreth në Shqipëri që mund të thuhet pa e tepruar aspak se është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike, ky është rrethi i Kolonjës. Kjo ndodh për arsye të paragjykimeve dhe për arsye të llogarive të ngushta elektorale. Paragjykimeve sepse Kolonja është një rreth që tradicionalisht ka përkrahur të majtën dhe për arsye të ngushta elektorale, sepse Kolonja për shkak të kësaj braktisjeje ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj, e cila ka shkuar në qytete të tjera apo ka emigruar jashtë vendit. Ndaj edhe interesi i qeverisë gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka qenë për të bërë diçka për Kolonjën, që këtu njerëzit të mos ikin, por ka qenë për të bërë investime në disa komuna të caktuara që kanë më shumë votues në Qarkun e Korçës. Dhe kjo është e gabuar, nuk është e drejtë, nuk është sociale, nuk është njerëzore dhe nuk është e moralshme”, u shpreh z. Meta.

Meta tha se 23 qershori do të jetë dita e rotacionit dhe LSI do të ketë një përfaqësim më të madh në parlamentin e ri.

“Ne do të angazhohemi në drejtim të punësimit për të hapur vende pune të reja, sidomos për gratë që ato të bëjnë një jetë më aktive dhe të kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre dhe për edukimin e fëmijëve të tyre, tha z. Meta. Ne besojmë te vullneti i qytetarëve shqiptarë për të thënë një “po” të fortë për rotacionin, ndryshimin më 23 qershor. LSI si asnjëherë tjetër në dy zgjedhjet e kaluara këtë radhë është pjesëmarrëse në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor, që nga komisionerët, që nga numëruesit, që nga KZAZ-të dhe kudo. Është garant jo vetëm për të ruajtur dhe për të mbrojtur votat që jepen për LSI-në, por edhe për të mbrojtur votën e çdo qytetari të Kolonjës dhe të Shqipërisë. LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm edhe në qeverisjen e ardhshme, por edhe në atë rajonale dhe ne do të kujdesimi për ju për problemet tuaja për shqetësimet tuaja me atë dashuri që ju po na prisni në Kolonjë”, vijoi fjalën e tij ai.

 

Share This Article
14 Comments
  • Jam dakort me I Meten,se askush e ndalon rrotacionin.

    Ne fakt rrotacionin qe e filloi I Meta duke shkuar(rrotacionuar) nga maxhoranca ne opozite 3 muaj para,pasi e kish mjelur per 45 muaj,sigurisht qe askush nuk do ta ndaloje me.

    Pra rrotacioni i pare u krye,shkove(u rrotacionove) nga maxhoranca ne minorance(opozite).

    Tani vazhdoni rrotacionin e dyte,qe do te thote rrotacionin benda llojit:

    Nga Rama-Meta ne Meta-Rama.

    Se perfundimisht me 23 qershor ju rrotacionon populli urte e bute,qete qete.

    Andej nga data 25,do kutonin se ngjalve do i mbaroje uji.

    Sic thote populli do bini ne te thate.

  • Mos u habisni kur e majta te behet e djathe Meta! Se kjo nuk ka ndoshur se pse eshte e majte dhe nuk ka investime … pa rruget e shtruara, po rregullimi i tubacioneve te ujit kush i beri e majta???

  • Piro Kapurani i listes te Ilirit ne Korce , ky ishbiznes i kthyer ne fajdexhi , ka vetem nje deshire , qe te dy bashke ( kapuarane e meta nga jane ) , te vazhdojne te vjedhin bashkerisht , sic bene keto vjet , pak ne spital , pak ne hekurishtet e Maliqit e TEC – it , pak ne doganen e Kpashtices e te tjera me rradhe . Korcaret nuk mund te hane sapunin per djathe kesaj here . PS eshte e sigurte ne qershor edhe pa LSI por me aleatet e tjere te sinqerte

  • Po ik ore legen bashke me LSI Bordellon,po ku e njihni te majten ju ?ju njihni vetem hajdutlleqet ore pis,ke fillue me ble votat?bashke me kunatin neper sauk?bliji bliji se ka per te te rras krokodil saliu,bliji me leket qe vodhe per kater vjet me saliun dhe tashti qenke i majte ti eee?E MORE BORDELLO QE KY POPULL TE MERITON.

  • Ku ka qene 4 vjet KY kok tul qe shan qeverine???? Pasi e fundosi te majten ….. tani po e mbron??? Ska moral….i shpifur

  • C do popull ka udheheqjen qe meriton.Po a ishje ne qeveri more shke…t.Pse nuk e ngrite zerin.Gjeja e pare ne Shqiperi qe duhet te behet eshte emancipimi I popullit,jemi shum mbrapa ne ket drejtim.

  • Pas zgjedhjeve do te jeni thjesht disa persona me pak ne politiken shqiptare. Meta je shume mbrapa per te folur per rotacion apo emancipim te popullit, thjesht do te perfitosh disa vota me shume, ndaj te eshte dukur e udhes te kujtohesh nje muaj para gjedhjeve per keto deklarata.

  • Po cthua o kokelope, po nuk jane aq te ulet qeveria dhe maxhoranca sa t arrijen deri ne kete qe ti pretendon, mos i krahasoni me veten tuaj qe hani inat dhe zhdukni edhe ata qe i keni brenda partise per ceshtje interesi.

  • Ti je gabimisht akoma ne politike, sepse njerez si puna jote nuk e meritojne te jene figura politika e aq me teper te qeverisin vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *