Presidenti Ilir Meta, nga Maqedonia e Veriut ku po zhvillon një vizitë zyrtare, ka dhënë në mesazh për çështjen e kufijve të Ballkanit.
Presidenti Ilir Meta thekson se nuk do të mund të ketë zgjidhje për rajonin duke rivizatuar kufijtë, por vetëm duke respektuar vlerat europiane.
Gjithashtu, presidenti kërkon që të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane dhe në këtë mënyrë do të konsolidohej paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa ndëretnike.
“Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.
Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.
Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.
E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja”, shkroi Meta.
a.m/dita
