Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Përballë”, referuar krizës politike që ka mbërthyer vendin ka dhënë edhe një këshillë për atë që e ka cilësuar si “betejën buzë humnerës”.
“Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rëshkasë këmba pa dashje”, është shprehur ndër të tjera Meta.
PJESË NGA INTERVISTA
Zoti President, në këtë fundjavë ju keni thënë, që situata aktuale politike duhet të marrë një kthesë 180 gradë. 180 gradë çfarë do të thotë që qeveria të kalojë në opozitë dhe opozita në pushtet, apo…?
Kthesë 180 gradë do të thotë që të dy palët të mos shkojnë deri te buza e humnerës. Nuk mendoj që secila prej tyre do ta shtyjë vendin në humnerë, por kur shkon deri atje mund të të rëshkasë këmba pa dashje.
Jemi në një kurs konfrontimi, apo demostrimi force. Opozita pretendon që roli i saj në Parlament ka qenë i padobishëm dhe asaj i janë mohuar të gjitha të drejtat…
Ju jeni kundër këtij akti të opozitës?
Absolutisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë kundër çdo akti të tillë, përfshirë edhe bojkotin. Jemi në një situatë të tillë kur pala tjetër gjithashtu kishte mundësinë të ndalonte provokimet ndaj opozitës, që nga momenti kur opozita deklaroi se do të dorëzonte mandatet.
Nuk më duket e logjikshme që në një situatë të tillë t’i thuash opozitës apo popullit shqiptar, nuk ka problem se këta nuk i djegin mandatet, së këta kanë hallin e rrogave apo hallin e privilegjeve.
o.j/dita

Ku eshte Floriri i Thesarit te Shtetit Shqiptare
kjo eshte nji pyetje qe djeg popullin shqiptare
dhe nji Pergjigje te tille nga ky Ali Baba i presidences
i eshte borxhlli popullit shqiptare .
(eshte per tu cuditur qe kto putanat mediatike ,nuk i bejne asnjiher pyetje qe shqetesojne shqiptaret saher intervistojne bandat e krimineleve politikan ,sikur te mos ishin shqiptare por veglat e krimineleve politikan)
Pusho o i peshtirur i shqiptareve vere kanditatiren si i pa varur sa vota do marresh ti e di mire kete ndaj po vepron. Si nje i humbur se kuptoj pse qendron Per te mbrojtur ca ke bere po le te flasi spaku Ca bene partite politike ne france pas zjarrit