Meta nuk është më Presidenti im!

Elena Tase

Si një Shef i opozitës,

Meta tash po promovohet,

dhe ka dalë fare hapur,

as përpiqet të maskohet!

 

Gjer dje shumë kishim menduar,

se për të s’do kish shkarkim,

po tani jemi të bindur,

se kemi qenë gabim!

 

Se kemi qenë gabim,

kemi qenë gabim vërtet,

fill pas letrës që dërgoi,

për protestën numër Dhjetë!

 

Me tallje dhe ironira,

e gjithë letra ishte mbrëmë,

kundër Tetëqind mijë shqiptarëve,

fare hapur ishte vënë!

 

Po mos qe firma në fund,

dhe vula që aty nguli,

mund të mendoje normal,

se e kishte shkruar Luli!

 

Dhe unë deri mbrëmë mendoja,

se e kisha përfaqësim,

po tani e them plot gojën:

“S’është më Presidenti im!”

 

Ai doli promotori,

i gjithë krizës shqipëtare,

dhe mbrëmë e flaku maskën,

këtë e vulosi fare!

 

Ne jemi kope e madhe,

ai dashi me këmborë,

për dreq nga detyrë e tij,

ai vetë ka hequr dorë!

 

Sherrin e ka me Kuvendin,

Presidenti Ilir Meta,

mbi gjysmën e popullsisë,

nuk mund të lëshojë shigjeta!

 

Gjykoj me mëndje të ftohtë,

s’merrem me shifra idiote,

gjysmë e popullit votoi,

që kishte të drejtë vote!

 

Po të bëhen llogaritë,

lehtësisht mund t’ju bind,

se votoi në Shqipëri,

mbi Dyzet e Pesë për qind!

 

Le ta thjeshtëzojmë pak,

vërdallë mos vimë kot,

Tetëqindmijèshen socialiste,

opozita s’e merr dot!

 

Ndaj estradën më të keqe,

bëri protesta e dhjetë,

po ta marrim hollë-hollë,

u bë kot në të vërtetë!

 

Si gjithmonë protestuesit,

drejt Kuvendit kanë marshuar,

dhe se morëm vesh-pse Luli,

e kishte me të nxituar!

 

Erdhi me një orë vonesë,

krejt i prishur në fytyrë,

duket një bisedë të nxehtë,

ka konsumuar në zyrë!

 

Le të kthehemi tek Meta,

që na ka zhgënjyer ne,

mund ta heqin “injorantët”,

e opozitës së re!

 

Ata keq mund të hakmerren,

horoskopi dhe s’gënjen,

t’i thonë Metës dhe të tjerëve,

se vota e tyre vlen!

 

Vlen vota e “injorantëve”,

gjithë ligjet t’i miratojnë,

edhe fare lehtësisht,

Presidentin ta shkarkojnë!

 

A.DUKA

Share This Article
14 Comments
  • Kur presidenti kete vjershe te lexoje,
    me vrap te Ben Duka do te nxitoje,
    do ti bjere ne gjunj shume do ti lutet,
    qe Ben Duka ndaj tij paksa te zbutet,
    do betohet Iliri pastaj solemnisht,
    se Rames do ti bindet plotesisht,
    kurre me Ramen nuk do ta trazoje,
    vetem Duka si president ta pranoje,
    edhe nga Mona divorcin do kerkoje,
    qe ashtu Ben Duka vertet ta besoje,
    se nuk i shkon Likes as kafshat e bukes,
    sa kohe nuk eshte president i Ben Dukes.

  • Ky Mark Kake Krruku
    Qe na flet nga Ju Kej ((U.K)
    Koke bosh por si Çibuku
    Dhitë dhe derrat ruan edhe andej

    Nuk ta rrok truni ty Kake Krruku
    me u kap me poet te medhenj or tej

    • moarki është kokrra e idiotit,POR ado për mos i ngrënë hakun,në të rë kuptimin e fjalës!
      ti je 1’000 herë më idiot se moarki!!
      për kuriozitete ado!
      a e di si i thonë mutit marsianët??
      ad!!
      të më besosh!!ma kanë thënë disa ufollogë!!

  • “Meta nuk është më Presidenti im!”
    e kujt i plasi o duk mavria??
    timi nuk ka qënë që nga 2008 kur ju bë patericë saliut!!
    nuk ka qënë tëndi as atëherë!!
    timi e tëndi nuk ishte as në 1 prill 2013,por ty zjarri të mbjti pak,pushkë jegu!
    timi nuk ishte as kur fitoi e ti u zgërlaqe duke e mbrojtur!!
    timi nuk ishte dhe kur i dha,pas refuzimit të 5 pararadhësve të tij,nënshtetësinë konkustadorit janullatos!ti ja gjete anën për ta bërë tëndin!!i gjete arsyetimet sakate për ta quajtur të drejtë vendimin e tij!!
    timi ishte kur nuk i dha aprovimin ramës për emrimin e grekut në krye të SHISH,por nuk ishte tëndi!!sepse ti e deshe homogjenin helidon në krye të filialit grek në shqipëri!!
    ishte timi kur nuk i dha prokurën ekipit palaço të bushatit për tradhëtinë e kufijve,ishte tëndi se ti do labovën e labërinë time nën greqi!prandaj e sulmove tërë kohën për mos firmosje!!
    timi nuk ishte as si kryetar parlameti e as si presidenti më i mirë i të gjithë kohrave,tëndi ishte se ta kishte urdhëruar “ai shoku që nuk flisje më”!!
    timi nuk është as sot por përpara gjapërzimeve të tua,përball mashtrimeve të tua,përball ngjitje zbritjeve të tua!!
    unë nuk të besoj o dukë sharlatani,sepse ti nuk ke problem ta dredhësh nesër!sepse ti je mashtrues o dukë!sepse ti thua se i ke thënë vetëm të vërtetën popullit shqiptar,por në të njëjtën kohë harron se kjo e vërtetë tëndja shpesh herë është gënjeshtër!sepse një herë thua një gjë e tjetrën e kudnërshton atë që ke thënë më parë!!
    njëra nga të dyja është gënjeshtër o dukë PISI!!
    TË DHEJFSHA TËRË VARGJET QË KE SHKRUAR!!
    DHE ATO PËR TË CILAT TË KAM MBËSHTETUR!!
    je një kërmë dhe asgjë më tepër!!
    vetëm një mashtrues ordiner!!

  • S”na thate gje te re e dijme se njeh per kryeminister dhe ,,,,,,, President zderhedhin e gjate Ramoshin psikopat .Ne ate kohe ,te qepes s”ju lente censura te shkruanit te verteten po sot ore te dhje—–c”ju detyron te mos shkruani te drejten qe dhe nje qorr e shikon dhe pse sy nuk ka si dhe nje shurdh e degjon dhe pse ka lind sakat .Je gjoja poet qe mos qofshe me mire derisa dhe sot i ben autocensure poezive te tua Beju asnjanes e pershkruaj dylberat e politikes sic jane ,ngado qe vine e mos e zbardh gjithmone nje pikture morti te zeze vetem pse ate e ka pikturuar miku i juaj Ramush !

  • po cuditet gjithe mileti
    cpati Duka.kush e pyeti
    per meten rilindes qyqet
    bene amnisti .ndryshuan ligjet
    me shakara e batuta
    hoqen bajga vune hajduta
    e kane thene andej nga fshati
    se sa mend ka i gjati

    • e kane thene andej nga fshati
      se sa mend ka i gjati

      e kane thene andej nga fshati
      se ku rritet i gjati!!

    • hej ! nga PS ke qënë??
      na ke munguar o beqir lulishtesh!!
      ps:nuk ka të bëjë me PSnë më lart,sa për saktësim!!
      nuk kam thënë asgjë!!vetëm kam shkruar!!

  • Po na plasi menderja ne se nje bejtexhi, i shitur, nuk e pranoka per President, presidentin e Shqiperise.
    Bejtexhiu te shikoje faktin qe Parlamenti nuk eshte imligjeshem sepse nuk ka 140 deputete, kur Kushtetuta thote se duhet teckete 140 deputete.

    • bano
      që presidenti i shqipërisë duhet respektuar,për këtë nuk kam asnjë dyshim!!por ky president nuk duhet të ishte i popullit shqiptar,maksimumi mund të ishte i të burgosurve shqipta!!
      unë nuk e pranoj diarrenë e duk mashtruesit vetëm e vetëm se është gënjeshtar dhe i pafytyrë!!vetëm se ishte ai që ia vuri themelet presidencës së ilit skrapit,kurse sot pasi skrapi vihet kundër “mikut që nuk flet prej kohësh duk mashtrusi”,duka është kundër!?
      bano parlamenit ishte ilegjitim dhe me 140 hajdutë e jo më tashti!!
      bano,sot të quash legjitim sali kriminelin dhe langot e tij!?
      humb legjitimitetin e fjalës së lirë!!
      jo se ta heq kush!jo lali jo!!fjala dhe veprat vlersojnë njeriun!!
      i mënçuri o ndryshon qëndrim pas gabimit,o mbyll gojën!!
      idioti i tregon të gjitha idiotësitë,por më e keqja është se i quan si mënçuri idiotësitë e tij!!
      ti shkosh berishës pas!?
      është idiotësi bano!!
      kjo idiotësi legjitimon diktaturën e psikopat ramës!!
      shnet bano e veshë të fortë!

  • Per cfar “pall rlamenti” flet o Alban ! Fole hajdutesh mashtrusish e kriminelesh Ali Baba me 140 hajdut ! A ka turp me te madh cka [o ndodh sot ne Shqiperi ????? Sherr korbash ,hienash e krokodilash qe atdheu i tyre esht baltovina ku jetojn ata qe i zgjedhin ! Ska me neveri ,per cka behet ,Presidenti dhe gruaja e tij ,kerma armiqsh qe po duan te shperbejn shqiperin thjesht per interesa vetiake !Ptuuuuuuu ftyra te ndyra kurvash e kurvaresh qe nga mediat e shitura e deri tek mercenar qe paguhen per destabilizim ! Pik respekti per Token ku jetojn e gjuhen qe kan trasheguar nga paraardhes qe sakrifikuan per te ruajtur qenien ! Na xhveshen nga cdo ndjenj atdhedashurie, se nuk jemi te zot te nxjerrim nje Lider , sepse edhe ky qe duket se perpiqet spo gjen rugen, se ky popull i percar qe blihet e shitet ska bosht ,se jemi armiq te njeri tjetrit e keshtu te “mencurit”na shker…n si te duan ! Turp turp turp e pa fund turp ,
    cka pjell barku i nje nene shqiptare ,turp turp turp cka zgjedh ky popull ti udheheq ! Ky popoull nuk ka hak demokracin ,ky popull don vetem Enver Hoxhat..qe tju zbus kurizin ….e te han bar, se te ushqejn vampiret e tyre me gjakun e vet ! ,,Cka ketu per te sulmuar poetin ,vall nuk thot te verteten ?? Yt laraska e korba te zij qe vec te shani o pjell e keqe e ktij Vendi, qe rrit e ushqen ushujza ………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *