Meta: Opozitën e presim në Kuvend

redaktor

Nga Berati, ku mori pjesë në festimet për 70-vjetorin e Clirimit të vendit, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta përcolli sërish mesazhin ndaj opozitës për t’u bërë pjesë e jetës parlamentare, kur kanë kaluar tashmë rreth 2 muaj nga bojkoti i tyre.

“Vetëm bashkëpunimi dhe toleranca do ta cojnë përpara Shqipërinë”, u shpreh Meta.

Ai përcolli urimet për qytetin e Beratit për kontributin që ka dhënë në Luftën Nacional Clirimtare.

“Berati di t’i festojë ngjarjet si asnjë qytet tjetër. Berati u bë kala e fuqishme e luftës antifashite dhe sot është kantier ndërtimi”, tha Meta.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i pranishëm në festimet në qytetin e Beratit, u shpreh  “pas Clirimit të Beratit në këtë qytet historik u vendos dhe qeveria e parë, ku u dhanë dhe urdhërat e parë për Clirimin e plotë të Shpipërisë. Në festojmë sot këtë 70-vjetor sepse jemi krenar që u reshtuam në koalicionin e madh antifashist për clirim, ne jemi krenar se u cliruam vetë nga çetat partizane”. 

Share This Article
3 Comments
  • Prite o babaxhan me bllok, prite. Mbase te vijne. Po qe se nuk ta plotesojne kete deshire, do shkosh Zotrote tek ata. Komshinj jini. Lalzit i qofsha fale. Jane pronat dhe tokat qe iu kane lene baballaret me tapi. Aty bashkohet Shqiperia,,,, ne hajduteri dhe mashtrim. Aty bashkohet llumi i ketij vendi. Ndaj,,,, priti te tute o Kryebabaxhan. Te pacim e te na e rruac.!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *