Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED për vitin 2021, do të zhvillohet më 4 dhjetor. Ja lista me emrat e kandidatëve

J L

Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Shorti do të hidhet në presidencë më 4 dhjetor në orën 11:00 në Presidencë.

KED e re sipas ligjit do të funksionojë në vitin 2021.

Ndërkohë që KED aktuale akoma nuk ka e zgjidhur çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku i institucion prej afro katër vitesh mbetet pa u plotësuar.

KED-ja aktuale do të vijojë detyrën deri më 31 dhjetor. Ndërkombëtarët si ambasadorët Yuri Kim e SHBA dhe Luigi Soreca kanë kërkuar ngritjen e gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti.

Ky institucion është vetëm me katër anëtar, ku njerës prej tyre, Vitore Tushes i ka mbaruar mandati dhe qëndron në detyrë. Tusha është edhe kryetarja aktuale e KED-së.

Ndërsa të katër anëtarët aktualë të Kushtetueses janë në garë për një vend në KED.

Njoftimi i plotë:

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 4 DHJETOR 2020, ORA 11:00

Presidenti i Republikës, në mbështetje të:

– nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;

me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:

Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.

Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line, etj.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.

Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.

Më poshtë gjenden të publikuara:

  • Kandidatët e KLGJ: Emrat Kliko
  • Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë; Kliko
  • Lista e kandidatëve të Gjykatës Kushteetuese Emrat Kliko

 

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Hajde like,vure ne pune talentin tend qe te futesh Xhaferllarin pa veting dhe Tushen ne KED,e di vete ti…fytyre o fytyre!

  • Ambasadoret e SHBA-se dhe te BE-se duhet t’i rekomandojne Kuvendit te Shqiperise qe me 25 prill 2021 te votohet Presidenti nga populli.

  • Likja është vazhdim i Saliut, me një ndryshim;,,,
    Ai vepronte me hanxhar, si xhahil vrasës; kurse ky tinëzisht, si një virus kënete.
    Saliut i ka mbetur të bëjë gam – gam; kurse Meta ka jetëgjatësinë më të madhe sepse ka kullotur në të dy krahët.
    ËSHTË MAFJOZ MË I RRAFINIAR
    Sidoqoftë,lëmshi i është mbledhur.

  • Prap ketij sharlatanit ia late ne dore zgjedhjen e anetareve te KED?!Lemsh ka per tu bere perseri reforma ne drejtesi ,sepse Ilir Maskarai nuk do qe ajo te behet ,pale te zbatohet jo ,se jo!

  • Rama dhe mazhoranca u zbythên nga tentativa pér ti konanduar ata njerzit me té zeza ! Klani meta – berisha ia dolên qè tê ruajnê pa shumê humbje kontrollin mbi sistemin e drejtêsisê çka u garanton jo vetêm atè cfaré kané grabitur pér 30 vite por edhe vazhdimésiné pér té pakté dy mandatet e ardhêshme ! Ambasadoria e shba-sê do çoj haber se reforma u krye kurse venecia do rehatohet se ligji i shkruar u zbatua né frymê dhe gêrmë ! Ta gêzojmé baftjarin !.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *