Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se paaftësia e disa politikanëve për të ofruar alternativa, po tentohet të mbulohet me thirrje nacionaliste të pavenda dhe jashtë kontekstit. Gjatë takimit me elektoratin në Sarandë, Meta tha se sfida më patriotike e shqiptarëve është integrimi i Shqipërisë në BE, dhe në funksion të saj duhet të punojnë politikanët. Në takimin me elektoratin në Delvinë, Meta tha se në zgjedhjet e 2013-ës, LSI do të fitojë, pasi sipas tij, qytetarët shqiptarë do të votojnë këtë parti sepse është kundër llogoreve të vjetra që prodhojnë konflikt, helm dhe urrejtje dhe nuk sjellin aspak progres dhe mirëqenie.