Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviç ishte në vizitën e tij të parë në Tiranë, ku mori mbështetjen e kryeparlamentarit Meta për integrimin euroatlantik.
Në një konferencë deklaratë për mediat, Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tha se shqiptarët e Malit të Zi janë një urë solide për stabilitetin e vendit.
Kryeparlamentari tha se Shqipëria do të ratifikojë sot protokollin për aderimin e Malit të Zi në NATO.
Ilir Meta: Është një fakt që na gëzon të gjithë kur flitet për marrëdhëniet shumë të mira, dhe padyshim që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë model i fqinjësisë së mirë. Shqipëria ka mbështetur integrimin euroatlantik të Malit të Zi. Ndaj sot do të votojmë në Kuvend ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Aderimi i Malit të ZI në Nato është kyç për stabilitetin e vendit dhe rajonit. Shqitparët e Malit të Zi urë solide për stabilitetin e Malit të Zi.
Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Malit të Zi, Pajoviç vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë par Malin e Zi, duke shprehur mirënjohje për miratimin e protokkollit për anëtarësim në NATO.
Darko Pajoviç: Jeni shteti i 5 qe do të ratifikon i protokollin për anëtarësimin në NATO. Me këtë veprim ju i dergoni një mesazh të mirë vendeve të NATO-s që ky poroces të përshpejtohet dhe të ecë në rrugën e duhur.
Së shpejti do të realizohet edhe një vizitë e ndërsjelltë e Metës në Malin e Zi dhe ne do të kemi mundësi tju kthejmë mikpritjen. Falenderoj edhe misionin tonë diplomatik këtu në Tiranë, një urë e rëndësishme mes shteteve dhe në të ardhemne do të vazhdojmë në intesifikimin e bashkëpunimit. Dera e parlamentittë Malit të Zii është e hapur për iniciativat tuaja.
