Meta: Palët të mbajnë premtimin për konsensus dhe të mos kenë frikë nga vota e lirë

J L

Presidenti Ilir Meta u ka bërë apel partive politike, që të miratojnë me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sot është afati i fundit kur palët duhet të miratojnë reformën dhe kreu i shtetit, në një mesazh në Facebook, u bënë thirrje partive që të mos kenë frikë nga vota e lirë.

“Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi”, shprehet Presidenti Meta.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

“Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.

? Lajmi i plotë: http://www.scan-tv.com/covid-19-kthen-shqiperine-vite-mbra…/

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës. ??”.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • O President Rakitik,uro Ramutin qe te zgjodhi ,se po te votonte populli me vote te lire ,ti s’e shikoje as ne enderr ate post ,turiri tend flet per “oligarke”por ti je “oligarku”kryesor ,sa per zgjedhje te lira ti je hajduti kryesor ,sa lek harxhove zotrote ne Lezhe?Apo ato nuk te dhimbeshin se ishin pare pa djerse ,ti po te vesh kanidaturen ne Skrapar ,nuk merr as edhe nji vote ,se te njofin I kujt je ,dhe kush je .Zoti Rakitik se bashku me Edvin -Strucin ,nga Skrapari perdoret nji fjale :Ju te vrisni naten dhe te qani diten,por akoma ka “KOKE-PALARE”qe ju ndjekin nga pas ju me demek Politikane qe hyte ne politike “Bythe-Grisur “dhe na u bete me Saraje ,na u bete “XHelate”,SHeike “dhe i perdorni KOKE-PALARET, mish-per-top sa here ju nevoiten per zgjedhje ,ju s’jeni politikane ju jeni “Tradhetare “por se shpejti ora do trokase qe te jepni llogari para KOK-PALAREVE.

  • Nje problem shum i madhe eshte edhe Ceshtja e Vetingut qe nuk po permendet fare.
    Reforme ne zgjedhje duhet te fuse edhe ceshtjen e Vetingut per kandidaturat e qe do te futen ne zgjedhje.
    Si munde te behet zgjedhje nje depuitate pa bere Vetingun. Kjo duhet te perfshihet edhe ne reformen zgjedhore.!

  • Nuk mundet dikush qe nuk mund te justifikoje pasurine e tij te beje moral duke vetembushur mendjen se populli do te votoje nje hajdut te kapur me ze e figure per perfitim te paligjshem me pasurite e popullit te vet.Ne nje shtet ligjor do te ishte prej kohesh ne Spaç…

  • Ky model me nje keshill politik eshte vec shkelje e hapur e kushtetutes qe ve kuvendin nen diktatin politik te kompromisit te partive.jo vetem per, por do te behet praktike per cdo problem ne te ardhmen.sic flitet,kerkohet keshill politik edhe per reformen ne drejtesi .pra gjithecka per te minuar pavarsine kushtetuese te kuvendit.aspak nuk duhen lejuar. Te veprohet vetem me organe kushtetuese dhe ne rruge kushtetuese.

  • “President”mavria do te deboje friken qe e ka pushtuar dhe u drejtohet’paleve” …”mos kini frike”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *