Meta pas takimit me Bashën: Reforma kalon në 21 korrik!

redaktor
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projektligji per ndryshim ne ligjin “Per programet sociale te strehimit”. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Kryeparlamentari Meta ka deklaruar pas takimit me Bashën se reforma do të kalojë pasnesër në parlament.

Meta deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të miratohet në datën 21 korrik, vetëm sipas Komisionit të Venecias dhe me konsensus dhe se ajo do të duartrokitet nga SHBA dhe BE.

Meta u shpreh më i vendosur se kurrë se marrëveshja do të arrihej në parim dhe nen për nen.

“Reforma në drejtësi do të votohet. Mos mendoni as plan B e as plan C. Plani është me konsensus sipas Venecias, sikurse ka thënë dhe Komisioneri Hahn sot. Jemi pranë marrëveshjes. Dua të falenderoj dhe z. Basha dhe z. Rama. Ata kanë qenë mjaft konstruktiv. Besoj se janë plotësisht të angazhuar për miratimin e reformës me konsensus. Falenderoj ekspertët që vendosën dje të vijojnë bashkëbisedimet me mision OPDAT dhe EURALIUS. Kuvendi në orën 10:00 të së enjtes nis me reformën në drejtësi”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Pas takimit me kreun e PD-së Basha, i cili pranoi në fjalën e tij se parimisht opozita do të bashkonte votat me maxhorancën për miratimin e reformës në drejtësi, Meta siguroi Washingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar se pavarësisht zhurmave mediatike këtu, Republika e Shqipërisë do të hedh një hap madhor për dekadat që vijnë në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo siguroi ai, vetëm përmes konsensusit dhe vetëm sipas Venecias.

Në të njëjtën kohë, Meta siguroi se miratimi i reformës në drejtësi nuk do të arrihej as përmes korrupsionit e aq më keq me krim të organizuar, por vetëm përmes Kuvendit, i cili, theksoi ai, të enjten do të nis e përfundojë vetëm me miratimin e reformës.

Meta iu përgjigj edhe interesit të medias lidhur me komentin e komisionerit Hahn se nuk ishte në dijeni të bisedimeve në takimin Meta-Rama-Basha.  “Kam kërkuar prej kohësh që të bëhej një takim mes z. Rama e z. Basha, pasi janë dy liderët e PS e PD. Jam për konsensus përmes palëve. Këtë ja kam shprehur dhe zotërinjve ndërkombëtarë. Nuk mund të bëhet reforma në mënyrë transparente dhe përmes telefonit të prishur. Jua kam kërkuar që në fillim të jenë të qetë dhe të lënë politikën mënjanë. Politika konfliktuale nuk e ndihmon vendin. 90% e Shqiptarëve e duan reformën në drejtësi. Shqipëria do të hedh një hap madhor e historik të besueshëm për shqiptarët dhe për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh kreu i Kuvendit.

I pyetur nëse do të mund të arrihej konsensusi për miratimin nen për nen të reformës, Meta tha se padyshim do të zgjidhen dhe dy çështjet që janë përfolur se nuk janë zgjidhur. “Askush të mos shpresojë që të minojë procesin”, tha ai.  Edhe nen për nen duhet të votohet, këmbënguli Meta, duke shtuar se çështjet janë të zgjidhshme.

“Shqiptarët e presin 21 korrikun dhe duhet të dalin të bashkuar pas 21 korrikut, sepse Republika e pas 21 korrikut nuk do të jetë e disave por e të gjithëve”, deklaroi Meta.

Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Rama për reformën në drejtësi, Meta u shpreh se Kryeministri është më konstruktivi, pasi ai është shprehur se nëse arrihet zgjidhje e pranueshme për SHBA e BE do të miratonte draftin.

Ndërsa lidhur me deklaratën e kreut të PD-së, Basha pas takimit të përbashkët, se bashkë me Metën do të zgjidhnin çështjen në Bruksel nëse nuk arrihej marrëveshje, kreu i Kuvendit theksoi se “ishte i gatshëm të shkojë me z. Basha në Bruksel për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *