Kryetari i Parlamentit, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, mendon se drejtësia është e lirë të thotë fjalën e saj për zgjedhjet e Korçës, por kujton se transporti i mbështetësve për të votuar nga partitë, nuk është një gjë e panjohur, ndërsa i jepet vëmendje më tepër se ç’duhet. Përsa i përket qëndrimit të opozitës se votat u blenë, në emisionin Top-Story, ai u shpreh se opozita e sotme (PD), e njeh mirë këngën e blerjes së votës, pasi e provuan edhe pas 23 qershorit me zgjedhjet në partinë e tyre. “Këtë këngën e blerjes së votës ata e kanë kënduar edhe pas 23 qershorit, kur bënë zgjedhjet brenda partisë së tyre. Ju e dini që ata që humbën akuzuan palën tjetër, pala tjetër palën tjetër, e kështu me radhë”. Kreu i LSI ka komentuar dhe një shkrim të gazetës Dita ku ish zëdhënësi i Ridvan Bodes analizoi zgjedhjet në Korçë. “z. Fundo, i cili ka qenë zëdhënës i z. Bode, ku bënte një analizë të kristaltë për zgjedhjet e Korçës, se ai është edhe korçar vetë. Analiza e tij ishte krejt e kundërt me atë që z. Bode ishte i detyruar të thoshte në media, natyrisht si përfaqësues politik i Partisë Demokratike. Tregonte realisht shkaqet reale se pse është kjo situatë në Partinë Demokratike dhe pse është ky rezultat”, u shpreh Meta.

PD NE KORCE E HUMBI BETEJEN PERFUNDIMTARE DHE ME AKTIN PAPRECENDET KU AKUZON QYTETARET KORCARE SE I ESHTE BLERE VOTA ME 2000 LEKE ,POR LULI I VOGEL NUK MUND TE HEDHESH BALTE MBI QYTETARET KORCARE SEPSE NUK BLIHET QYTETARIA KORCARE ME LEKE ,POR AJO KA VIZION POLITIK TE QARTE SE KU VOTON ,LULI BLEU VOTAT QE DOLI KRYETAR PD ..
Po kryetari i kurvendit po flet nga eksperienca personale ?!
Per Meten fajin e ka Berisha . Per te mbajtur pushtetin I la dore te lire,per te bler votat ne zgjedhjet e qershorit ku hapur bleu mijra votues.Derisa populi te ragoj,kshtu do behet nga te dy krahet.